Erdogan, dëshmitari në martesën e Mesul Ozilit

0
303

Futbollisti i njohur gjermano-turk, Mesut Ozil, ish-lojtari i kombëtares gjermane u martua me miss-in turk, Amine Gülse. Presidenti turk, Erdogan ishte dëshmitar në kurorëzimin e martesës së Ozilit.

Gjysmë ore qëndroi presidenti turk, njoftoi agjencia Anadolu, por koha mjaftoi për kurorëzimin e Özilit. Në mediat sociale Ozil ka bërë të ditur se do t’u mundësojë operacionet 1000 fëmijëve të sëmurë.

Verën e kaluar Ozil ndezi debat në Gjermani, pas publikimit të një fotoje të tij e lojtarit tjetër, Ilkay Gundogan bashkë me Erdogan. Ai dha dorëheqjen nga kombëtarja gjermane duke folur “për racizëm dhe mungesë respekti“./DW