12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Erdogan: Dënimi i terrorizmit nga autoritetet izraelitë është arrogant, teksa kanë vrarë fëmijët në Gaza

Më të lexuarat

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan gjatë një paraqitjeje në pallatin e ri presidencial në Ankara, në takimin me sipërmarrësit e ri, ka thënë se është “arrogante” nga autoritetet izraelite të dënojnë sulmet e fundit në Paris pasi që ushtria izraelite vitin e kaluar ka kryer ofensivën në Rripin e Gazës gjatë së cilës janë vrarë mbi 2.600 palestinez, raporton Anadolu Agency (AA). “Kjo është arrogancë e pastër, që ata të cilët në duart e tyre kanë gjurmët e gjakut të fëmijëve, të cilët janë vrarë ndërsa luanin në plazh, të dënojnë terrorizmin. Nëse autoritetet izraelite, nuk them populli izraelit, dëgjoni me vëmendje, në Gaza dhe Palestinë vrasin 2.600 deri 2.700 persona, duke përfshirë edhe fëmijë, atëherë unë i mallkoj”, ka deklaruar Erdogan. Qeveria izraelite disa ditë më parë ka dënuar sulmet e fundit terroriste në Paris. Ai ka kujtuar deklaratën e fundit në të cilën e ka kritikuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahun për pjesëmarrjen në marshin e solidaritetit të mbajtur në Francë sepse Netanyahu, thotë Erdogan, në shtëpinë e tij zbaton terrorizëm ndaj palestinezëve. “Si ka mundur Netanyahu të shkojë atje, kjo është hipokrizi. Dy muaj më parë Gazën e ka rrafshuar me tokën, ka vrarë 2.600 njerëz. Përse nuk dëgjohet zëri i këtyre njerëzve, liderëve që ishin në Francë? Ku është humaniteti në Siri ku janë vrarë 350 mijë njerëz, përse nuk flisni për këtë”, ka deklaruar presidenti turk.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit