20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Erdoğan: Çështja e Sirisë është një kërcënim global

Më të lexuarat

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka theksuar se “Luftën të cilën e bëjmë kundër DAESH-it asnjë shtet tjetër nuk e bën”.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, ka theksuar se “Luftën të cilën e bëjmë kundër DAESH-it asnjë shtet tjetër nuk e bën”. Gjithashtu ai ka pohuar se çështja e Sirisë tani më nuk është as një kërcënim lokal apo rajonal, por është bërë një kërcënim global, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan në një fjalim të mbajtur në konferencën e 10-të të shefave të shtabit të vendeve të Ballkanit në lidhje me luftën kundër DAESH-it, ka vënë në dukje se shtetet e burimit nuk morën asnjë hap, nuk ndanë inteligjencë të mjaftueshme, dhe sipas tij, kanë pritur që gjithçka të bëhet nga Turqia.

“Madje në këtë periudhë luftuam me akuza të padrejta, mizore dhe të pabaza. Nuk është e mundur që kjo gjendje të vazhdojë përgjithmonë. Ka patur edhe raste kur, më falni por kanë shkuar në mënyrë të ulët duke thënë se Turqia është shtet i cili ndihmon DAESH-in. Luftën të cilën e bëjmë kundër DAESH-it asnjë shtet tjetër nuk e bën. Asnjë shtet në botë nuk ka pësuar humbje aq sa ne. Natyrisht ne kur i dhamë këto humbje, edhe DAESH-i pësoi humbje të mëdha. Tani vetëm në Siri dhe Irak numri i humbjeve të DAESH-it ka arritur në 3 mijë”, ka theksuar Erdoğan.

Erdoğan duke vënë në dukje se po bëhen gabime me ndihmat e armëve që dërgohen në rajon nga ajri u shpreh se: “Armët që DAESH-i ka në përdorim ne i dimë shumë mirë se kujt vendit perëndimorë i përkasin. Madje kur iu shprehemi disa miqve tanë se ‘po gaboni, mos i ulni këto avionë këtu‘ teksa ato shprehen ‘filan vend rrëzohet, prandaj jemi të detyruar ti ulim këtu’, fatkeqësisht gjysma e ndihmës që ato kanë dërguar i shkon DAESH-it e gjysma tjetër organizatës terroriste PYD. Unë i shpreh qartë këto sepse kam biseduar personalisht në telefon me ato.”

– “Turqia aktualisht po kryen një mision mikpritës të pashembullt”-

Ndërsa në lidhje me mikpritjen e treguar nga Turqia për refugjatët, Erdoğan ka theksuar: “Ne kemi pritur 3 milionë sirianë dhe irakianë që janë larguar nga lufta dhe persekutimi. Turqia aktualisht po kryen një mision mikpritës të pashembullt në botë. Kjo nuk ka shembull tjetër. Ne gjatë kësaj nuk kemi menduar nëse do të vijnë para nga Evropa apo bota ose nga Këshilli për Refugjatë i OKB-së. Deri tani kemi bërë shpenzime nga buxheti ynë mbi 10 miliardë dollarë. Dhe kjo vetëm nga buxheti, shpenzime me fatura. Por kemi edhe shpenzime tjera që janë bërë nga organizatat joqeveritare dhe bashkitë të cilat së bashku me këto arrijnë në 20 miliardë dollarë”.

“Fatkeqësisht unë këtu jam i detyruar të bëj këtë përcaktim keqardhës. Sot vërejmë se organizatat ndërkombëtare nuk kanë nxjerrë mësimin e nevojshëm nga përvojat e dhimbshme të përjetuara në vitet 1990. Organizatat të cilat duhet të jenë garanci e sigurisë dhe stabiltitetit global po u humbet fuqia duke i bërë palë edhe njëherë në konfliktet e brendshme dhe në politikat jo të frytshme”, tha Erdoğan në lidhje me organizatat ndërkombëtare .
Erdoğan ka theksuar se çështja e Sirisë është një kërcënim global dhe ka pohuar se: “Me pasojat dhe reflektimin e saj, çështja e Sirisë tani më nuk është as një kërcënim lokal apo rajonal, por është bërë një kërcënim global. E dimë se ashtu si Turqia, edhe shtetet e Ballkanit në këtë çështje kanë hyrë nën një peshë shumë të rëndë dhe përballen me kosto serioze.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit