Erdogan: amerikanët po i japin para ISIS-it, tërheqim ushtarët tanë nga manovrat e NATO-s

0

Vazhdojnë tensionet midis Turqisë dhe aleatëve të saj perëndimorë. Presidenti turk. Rexhep Tajip Erdogan akuzoi SHBA-në për përkrahjen financiare të të ashtuquajturit “Shtet Islamik”. “Ndihemi shumë të zhgënjyer me SHBA-të, gjithë kohën kanë thënë se po luftojnë kundër ISIS-it, dhe çfarë kanë bërë? I kanë dhënë ISIS-it shuma të majme parash”, tha Erdogan.

Presidenti turk gjithashtu deklaroi se SHBA-të kanë premtuar se do të tërheqin forcat e kurdëve sirianë nga zonat e liruara nga terroristët e ISIS-it, por kjo nuk ka ndodhur deri më tani. “Kur kemi ofruar bashkëpunim në Manbi dhe Raka, ata kanë premtuar se nuk do të mbetet asnjë kurd sirian. Por ata nuk e mbajtën fjalën”, tha Erdogan në Ankara, para drejtuesve të degëve rajonale të Partisë së Drejtësisë dhe Zhvillimit (AKP).

Erdogan tha se qytetarët e Turqisë po pyesin se çfarë po bëjnë SHBA-të në Siri. “Ndodheni 12.000 kilometra nga Siria dhe keni 11 baza: Përse keni shkuar atje?”, shtoi udhëheqësi turk.

Situatën e ka përkeqësuar edhe incidenti gjatë ushtrimeve të NATO-s në Norvegji. Në një nga panotë që paraqesin forcat armike, janë vendosur fotografitë e Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Republikës së Turqisë, dhe emri i presidentit Erdogan. Për këtë arsye Erdogani urdhëroi tërheqjen e 40 ushtarëve turq nga manovrat e NATO-s me një mesazh se “aleanca të këtilla nuk janë të mundshme”. /tesheshi.com/

Shpërndaje: