19.5 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Erdogan: A keni dëgjuar ndonjëher deri tani ‘terrorizëm kristian‘, ‘terrorizëm hebre‘ apo ‘terrorizëm ateist‘?

Më të lexuarat

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan tha se “Përgjegjësia më e madhe e Turqisë është që të tregojë të gjitha përpjekjet për të zgjidhur problemin, të marrë masat e nevojshme, nëse Iraku dhe Siria ndodhen në vështirësi. Kjo para së gjithash është një domosdoshmëri e vëllazërisë, fqinjësisië. Për këtë ne nuk kemi nevojë të marrim leje nga ndonjë vend, dhe gjithashtu nuk mendojmë të marrim. Këtë e shpreh veçanërisht që të dihet si e tillë”, raporton Anadolu Agency (AA).

Në hapjen e Këshillit të 9-të Islamik të Euroazisë të mbajtur me temë “Islami në Euroazi; Bashkimi Kundër Abuzimit Fetar, Solidariteti dhe perspektiva e të ardhmes” në rezidencën Dolmabahçe në Stamboll, presidenti Erdoğan, ka vënë në dukje se në këtë takim janë të pranishëm pjesëmarrës nga rajonet me pakicë muslimane si nga vende të ndryshme të Europës e deri nga ato të Azisë.

Ai theksoi se islamofobia ka nisur në vendet perëndimore pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit në SHBA dhe ka vazhduar duke rritur ndikimin në armiqësinë kundër muslimanëve.

“Edhe pse janë në errësirë aktet e kryera nga DAESH-i në Irak dhe Siri ato fuqizojnë rrymat kundër Islamit në vendet perëndimore. Në fakt edhe organizatat terroriste edhe rrymat në rritje kundër Islamit në Perëndim mendoj se kanë qëllim margjinalizimin, detyrimin të ulen në tokë duke tjetërsuar identitetin e muslimanëve. Izolimi i muslimanëve vetëm në këtë mënyrë mund të vihet nëpërmjet vlerave të demokracisë dhe lirisë që vendet perëndimore po përpiqen të vendosin si një rregull në të gjithë botën”, tha Erdoğan.

“Nëse autori është vetëm musliman thuhet ‘terrorizmi islam‘. Por nëse autori është i një besimi tjetër në shumicën e rasteve kjo nuk cilësohet ‘terror‘ por ulet nga rendi i ditës pa u kaluar përtej kufijve të rasteve gjyqësore. A keni dëgjuar ndonjëher deri tani ‘terrorizëm kristian‘, ‘terrorizëm hebre‘, ‘terrorizëm Musevi‘, ‘terrorizëm budist‘ ose kur personi nuk i përket asnjë besimi ‘terrorizëm ateist‘? Nuk mund ta dëgjoni sepse klasifikohet me besimin terrorist nëse autori është musliman, dhe nëse nuk është i tillë as nuk flitet për të. Kjo situatë e konceptimit të terrorizmit me Islamin në vendet perëndimore dhe madje edhe në nivel global është një përpjekje për ti vendosur të dyja brenda thonjëzave. Edhe mendja nuk është kurrë e pafajshme në këtë çështje. Gjithashtu nuk janë të pafajshëm, po ashtu asnjë edhe nga ato që përshkruajnë këto ngjarje me këto koncepte kryesisht politikanët. Përgjegjësia më e madhe në këtë çështje si bota muslimane, si muslimanë bie mbi klerikët fetarë që përfaqësojnë muslimanë dhe mbi politikanët”, tha Erdoğan duke vënë në dukje se në çdo vend të botës mund të hasen akte terroriste të ndërmarra nga njerëz anëtarë të besimeve të ndryshme.

“Planin tonë e zbatojmë vetë”

Më tej presidenti Erdoğan ka transmetuar se në operacionin kundër organizatës terroriste DAESH në Irak ndërhyjnë 63 vende nga të katër anët e botës, duke vënë në dukje se e njëjta situatë paraqitet edhe në Siri e cila nuk është ndryshe edhe në vendet e tjera.

“Ata që nuk dëshirojnë ndërhyrjen tonë në këtë çështje e cila është e nevojshme edhe pse barten burimet e kërcënimit terrorist kundër vendit tonë por edhe mbi marrëdhënien fqinjësore dhe vëllazërore prej një mijë vitesh, nuk nxjerri zë ndaj vendeve të tjera. Përgjegjësia më e madhe është e Turqisë që të tregojë të gjitha përpjekjet për të zgjidhur problemin, të marrë masat e nevojshme, nëse Iraku dhe Siria ndodhen në vështirësi. Kjo para së gjithash është një domosdoshmëri e vëllazërisë, fqinjësisië. Për këtë ne nuk kemi nevojë të marrim leje nga ndonjë vend, dhe gjithashtu nuk mendojmë të marrim. Këtë e shpreh veçanërisht që të dihet si e tillë. Disa vende duke ardhur nga mijëra kilometra larg në Afganistan apo në vende të tjera do të kryejnë operacion me pretendimin se përbën rrezik për to, ndërsa Turqia e cila ka një kufi prej 911 kilometrash me Sirinë, 350 kilometra me Irakun nuk do të mund të ndërhyjë kundër rrezikut që i kanoset këtu. Ne kurrë nuk e pranojmë këtë shtrembërim”, potencoi në fjalën e tij Erdoğan.

Presidenti turk më tej ka vënë në dukje se në Siri kanë shrehur “durim, durim, durim” dhe ka rikujtuar se një fëmijë 14 vjeçar me fanellën e futbollistit Lionel Messi u dërgua si kamikaz në një ceremoni martesore ku si pasojë e shpërthimit të bombës humbën jetën 56 persona dhe afërsisht 100 të tjerë u plagosën.

“Pavarësisht se premtuan nuk e mbajtën fjalën”

Duke ngritur pyetjet “A i ka dalë zëri? nga bota perëndimore a është dëgjuar ndonjë zë? Erdoğan tha “Jo, po ne çfarë thamë? që ‘nuk mund të qëndrohet më‘. Hymë në Jarabulus dhe e morëm nga DAESH-i. Nuk u mjaftuan që ta largonim nga aty por bashkë me opoztiarët e moderuar më pas hymë në El Rai duke e larguar edhe nga aty. Tashmë jemi duke i larguar drejt jugut DAESH-in, PYD-në. Ne SHBA-ve u kemi thënë se PYD dhe YPG nuk do të jenë të pranishëm në Munbixh. Madje presidenti vetëm personalisht më shprehu se ‘nuk do të jenë‘. Unë i kam thënë se ‘si mund të vendosni PYD-në, YPG në një vend me popullsi 90-95 përqind arabë? Mund ti pastrojmë këto rajone bashkë me forcat e koalicionit. Përse i fusni këtu këto?‘. Pavarësisht se na premtuan se ‘këto nuk do të hyjnë këtu‘ nuk i mbajtën premtimet. Edhe ne këtu zbatojmë vetë planin tonë”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit