4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Erdoan: Të tjerët mund të arratisen, por ne mbrojmë 780 mijë kilometra katrorët tanë

Më të lexuarat

Erdoan mbajti një fjalim gjatë programit të iftarit me Njësitë e Sigurisë së Brendshme, që ishin një ndër objektivat e FETO-s gjatë natës së përgjakshme (15 korrik) dhe nuk harroi 56 forcat speciale që ranë dëshmorë gjatë tentativës së grushtit të shtetit

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se anëtarët me duar të përgjakura të organizatës terroriste gyleniste struktura paralele në shtet (FETO/PDY), që tentuan të bëjnë grusht shteti në Turqi në datën 15 korrik, nuk do të munden të shpëtojnë nga fati i dhimbshëm që i pret.

Erdoan mbajti një fjalim gjatë programit të iftarit me Njësitë e Sigurisë së Brendshme që ishin një ndër objektivat e FETO-s gjatë natës së përgjakshme (15 korrik) dhe nuk harroi 56 forcat speciale që ranë dëshmorë gjatë tentativës së grushtit të shtetit.

“Ky është një vend veteranësh. Tradhtarët e FETO-s kanë hedhur ndaj kësaj ndërtese bombë heliumi 650 kilogramësh me një fuqi të madhe shkatërruese, bombë kjo që nuk është përdorë as ndaj organizatës separatiste terroriste PKK” tha Erdoan.

“Ne nuk kemi vend tjetër përveç atdheut tonë. Disa të tjerë mund të arratisen në Pensilvania, mund të arratisen në Gjermani ose në vende më të ndryshme. Ata mund të kenë atdhe të fshehtë. Mund të arratisen në Greqi, në Rodos, mund të arratisen këndej ose andej por ne nuk kemi toka të tilla. Ne kemi territoret tona, vetëm 780 mijë kilometra katrorë. Për këtë arsye në vend që të binim në gjunjë (shtresë të ulet) në atdheun tonë ne preferuam të luftojmë si luanët dhe të vdesim si njerëz të denjë” u shpreh Presidenti Erdoan.

Ai nënvizoi se ndërkohë që vazhdojnë operacionet brenda vendit, Operacioni Mburoja e Eufratit e realizuar në Siri dhe operacionet e realizuara në malet Sinxhar dhe Karaçok të Irakut,  ishin hapat e para të konceptit të ri të luftës kundër terrorit të Turqisë.

“Ata që ngacmojnë Turqinë, që e kërcënojnë atë kanë për ta paguar” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdoan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit