8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

ERDOAN: POPULLI SIRIAN ËSHTË SHUMË AFËR FITORES

Më të lexuarat

Herët apo vonë ky regjim i përgjakshëm në Siri do të largohet patjetër”, tha Erdoan në një iftar ku ishin të ftuar edhe diplomatët e huaj.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan tha se deri më sot në Siri janë masakruar më shumë se 20 mijë vetë. “Herët apo vonë ky regjim i përgjakshëm në Siri do të largohet patjetër”, tha Erdoan.

Kryeministri mbajti një fjalim drejtuar përfaqësuesve të huaj diplomatikë në një darkë iftari organizuar nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim.

Erdoan tha se Këshilli i Sigurimit të OKB-së duhet të hedhë patjetër hapat e duhur në lidhje me Sirinë.

Në mbledhjen miqtë e popullit sirian, zhvilluar në 6 korrik në Paris, bashkësia ndërkombëtare shfaqi hapur atë që pret nga Këshilli i Sigurimit, veçoi Erdoan, duke shtuar se ka ende të vështirë ta kuptojë refuzimin më 19 korrik për të tretën herë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së të një projektrezolute mbi sanksionet kundër Sirisë.

“Ky regjim i përgjakshëm në Siri, herët ose vonë, një ditë do të largohet patjetër”- theksoi Erdoan duke shtuar se masakrat e pamëshirshme që kryhen në panik këto ditët e fundit i kanë bërë publike të gjithë botës edhe troket e hapave të një regjimi që është drejt zhdukjes në Siri.

Erdoani shprehu bindjen se populli sirian është më afër se kurrë fitores, por ndërkohë që populli i Sirisë do të jetë duke shpallur fitoren, në ballin e atyre që kanë përkrahur gjakderdhjen që ka vazhduar deri më sot do të ngjitet një njollë e zezë, e cila nuk ka për të dalë kurrë, theksoi kryeministri turk.

“Ata që renditen pranë tiranit dhe jo pranë të shtypurit, pranë të fuqishmit dhe jo pranë të dobëtit do të dënohen nga historia, dhe do të kenë humbur sensin e ballafaqimit me ndërgjegjen”, nënvizoi Erdoğan.kohaislame


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit