5.5 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

Erdoan: Perëndimi luan me zjarrin

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) bëri të ditur se bota e perëndimit i ofron terroristëve në një tepsi të argjende (ari) të drejtën për tu strehuar.

 

“Terroristët e Organizatës Terroriste Gyleniste dhe Organizatës separatiste terroriste PKK në disa vende priten si persona të vuajtur”.

Presidenti Erdoan mbajti një fjalim në Konferencën e 9-të të Ambasadorëve.

Tentativa për grusht shteti e FETO-s në 15 korrik në Turqi edhe pse nuk është tentativa e para ndaj shtetit dhe popullit në histori ajo është më tinëzarja dhe tradhtia më e madhe, u shpreh Erdoan dhe kritikoi se kriminelët e FETO-s me duar të përgjakura priten si të vuajtur në disa vende të Evropës të cilat i marrin nën mbrojtje.

“15 korriku, ashtu siç ndau mënjanë ata që duan atdheun dhe ata që janë tradhtarë, të njëjtën bëri edhe me ata jashtë shtetit. Terroristëve të FETO-s dhe PKK-së iu ofrohet në tepsi të argjende e drejta për tu strehuar ndërkohë që disa vende të tjera i presin si të vuajtur. Ata që dëbojnë të arratisur për të shpëtuar jetën që kanë nevojë për një tas supë, hapin dyert e tyre për puçistët. Anëtarët e FETO-s që janë në listën e zezë dhe që janë arratisur, mund të bëhen rektorë në një universitetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Erdoan bëri të ditur se islamofobia dhe ksenofobia jashtë shtetit është marrë në rendin e ditës së Turqisë dhe politikanët e disa vendeve perëndimore që nuk mund të zgjidhin problemet ekonomike dhe politike, merren me këtë çështje.

“Ne shohim se janë rritur sulmet ndaj nënshtetasve tanë dhe xhamive në Evropë. Kjo quhet të luash me zjarrin. Racizmi kulturor në rritje në Perëndim, rrit seriozisht shqetësimet tona për sigurinë e pakicave myslimane në këto vende. Kjo është shumë e rrezikshme nga aspekti i vendosjes së paqes dhe qetësisë në tërë botën”.

Presidenti Erdoan theksoi se në luftën kundër islamofobisë dhe racizmit kulturorë shoqëria turke nuk është vetëm dhe duhet që me shoqëritë e tjera myslimane dhe shoqëritë emigrante që kanë të njëjtin problem të luftojnë bashkë krahë për krahu.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit