10 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

ERDOAN: NUK TOLEROJMË PROVOKACIONET TERRORISTE NGA SIRIA

Më të lexuarat

“Do ti ndjekim këmba-këmbës në rast se organizata terroriste do të na provokojë nga Siria”, tha Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan.

Kryeministri Erdoan pyetjeve lidhur me aktualitetin iu përgjigj në një kanal televiziv.

Erdoan tha se Organizatës së Bashkëpunimit Islamik dhe Ligës Arabe i takojnë detyra të mëdha për t’u dhënë fund atyre që ndodhin sot në rajon.

Në samitin e liderëve që do të mbahet në muajin gusht në Mekë do të marrë pjesë Presidenti Gyl, sqaroi Kryeministri Erdoan.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan cilësoi se mund të ketë rritje në numrin e atyre që vijnë nga Siria.

“Po ti hedhim një sy ngjarjes së emigracionit, shikojmë se në tre vende, Turqi, Jordani dhe Liban, gjenden rreth 250 mijë të shpërngulur. Ne për momentin po përgatitemi për 100 mijë vetë. Por kjo shifër mund të jetë edhe më e lartë se kaq”, u shpreh Erdoan.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit