7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Erdoan: Njerëzimi qëndron i heshtur përballë masakrave ndaj myslimanëve të Arakanit

Më të lexuarat

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se procesin e Mianmarit (Birmanisë) do ta sjellin në rendin e ditës në mënyrën më të gjerë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në 19 shtator.

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) tha se procesin e Mianmarit (Birmanisë) do ta sjellin në rendin e ditës në mënyrën më të gjerë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në 19 shtator.

Presidenti Erdoan, pasi mori pjesë në ceremoninë e xhenazes së dëshmorit në Çatallxha (Çatalca) të Stambollit iu drejtua qytetarëve të mbledhur dhe tërhoqi vëmendjen në dramën e myslimanëve të Arakanit në Mianmar.

“Njerëzimi mbeti i heshtur ndaj masakrës së Mianmarit”.

Ai tha se do ta bisedojë këtë me liderët në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që do të zhvillohet në datën 19 shtator dhe shtoi se si kryesues i radhës së Organizatës së Bashkëpunimit Islamik bisedoi me rreth 20 liderë botëror në lidhje me këtë çështje.

“Për fat të keq në Mianmar u bënë masakra të mëdha. Përballë këtyre masakrave njerëzimi mbeti i heshtur. Mendoj se nga televizionet e keni parë gjendjen në të cilën kanë rënë myslimanët e Arakanit. E keni parë se sa po vuajnë. E keni parë se si iu janë djegur fshatrat. Ne si Turqi nëpërmjet Gjysmëhënës sonë të Kuqe (Kızılay), Agjencisë së Kryeministrisë turke për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) kemi dërguar ndihmat tona dhe vazhdojmë të dërgojmë edhe ndihma të tjera” tha presidenti Erdoan.

Ndërkaq edhe Ministri i Jashtëm Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) bisedoi me homologun iranian Xhevad Zarif.

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike, në bisedën Çavushollu-Zarif u shqyrtua gjendja e myslimanëve të Arakanit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit