ERDOAN: MUNGESA E VENDIMIT TË OKB-SË PËR SIRINË I KA DHËNË DESPOTIT NJË MBËSHTETJE INDIREKTE

0
37

Turqia vazhdon përpjekjet për t’i dhënë fund gjakderdhjes në Siri, ndërsa në këtë vend nuk kanë të ndalur masakrat.Kryeministri i Turqisë,

Rexhep Tajip Erdoan deklaroi se t’u besosh premtimeve të Bashar Al-Asadit do të thotë t’i japësh atij kohë për vrasje dhe të shkaktosh zhgënjime të reja. “Vendosja në të njëjtën peshore e tiranit dhe viktimës do t’i shërbejë vetëm dhe vetëm gjakatarëve. Për fat të keq Këshilli i Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, duke mos arritur dot të marrë një vendim në lidhje me Sirinë, i ka dhënë despotit një mbështetje indirekte”, u shpreh shefi i qeverisë së Ankarasë.

Pasi nënvizoi se, të vihesh në pritje dhe të mbetesh spektator ndërkohë që populli sirian po mërgon dhe masakrohet çdo ditë, nënkupton të bëhesh bashkautor i mizorive, z. Erdoan shtoi: “Ne u dhamë fjalën sirianëve. U thamë atyre ‘nuk jeni në vetmi’; premtimit tonë do t’i qëndrojmë besnikë deri në fund, nuk do t’i kthejmë shpinën popullit sirian, s’do ta lëmë atë në mëshirë të fatit.”

Një apel drejtuar Asadit erdhi edhe Ministri turk i Punëve të Jashtme, Ahmet Davutollu.

“Për ne të rëndësishme nuk janë fjalët boshe, por veprat. Gjatë këtyre ditëve do të ndjekim nga afër mbajtjen, ose jo, e premtimeve të bëra nga Damasku në lidhje me këto çështje”, tha kryediplomati turk./trtshqip/kohaislame