ERDOAN DHE ABDYLAZIZ, NË KONSENSUS PËR SIRINË

0
36

Nga takimi që Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, pati me Mbretin e Arabisë Saudite Abdullah Bin Abdylaziz Al Suud, doli vendimi për konsensus

Nga takimi që Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoan, pati me Mbretin e Arabisë Saudite Abdullah Bin Abdylaziz Al Suud, doli vendimi për konsensus.

Të dy liderët u shprehën më fjalët: “Transformimi demokratik në Siri duhet të jetë i menjëhershëm dhe realizohet me butësi sipas dëshirës së popullit”.

Lidhur me takimin që zgjati 3 orë, nga Kryeministria Turke është bërë edhe një deklaratë.

Në këtë deklaratë thuhej se takimi u realizua në rajonin Ravdatu Hurajm të Riadit dhe aty u trajtua në mënyrë të detajuar çështja e Sirisë. Në deklaratë thuhej se të dy vendet janë në konsensus për ruajtjen e tërësisë territoriale të Sirisë.

Ndërkohë që është bërë thirrja për dërgimin urgjent të vëzhguesve ndërkombëtarë në Siri në kuadër të planit të Annanit, palët kanë bërë edhe një paralajmërim…

Edhe Kryeministri Erdoan edhe Mbreti Abdullah Bin Abdylaziz, theksuan se: “Qeveria e Damaskut nuk duhet ta kthejë planin e Annanit në një mjet sorollatjeje”.

Pas takimit me Mbretin Abdylaziz, Kryeministri Erdoan është kthyer në Turqi./trt/kohaislame.