15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

EPILEPSIA – SEMUNDJA E TOKES

Më të lexuarat

Ndihma e shpejtë për krizat epileptike

1. Largo nga i sëmuri gjithçka me të cilën mund të dëmtojë veten.
2. Vendos diçka në gojën e të sëmurit, si p.sh. një copë dru ose një copë rrobe të palosur e të madhe që të mos e përcjellë.
3. Zbërthe dhe zgjidh çdo lloj pulle apo rripi që gjendet rreth fytit, gjoksit dhe barkut të tij, me qëllim që të marrë frymë më lirshëm.
4. Fshija jargët dhe shkumën që të mos i shkojë në kanalet e frymëmarrjes dhe t’i vështirësojnë frymëmarrjen.
5. Lërë të flejë dhe mos lejo askënd që ta zgjojë.
6. Të afërmit e tij nuk duhet të mungojnë për asnjë çast, të mos e lënë vetëm.
7. Mos ia hap gojën me forcë por prit sa ta lirojë vetë atë.
8. Mos i fut duart apo gishtat në gojën e tij, që të mos i kafshojë.
9. Mos fut asnjë lloj lëngu në gojën e tij dhe as mos e lëviz atë gjatë krizës epileptike.

Këto ishin kurat e këshilluara për të sëmurin me epilepsi, por shërimi është në dorë të Allahut dhe ilaçet nuk bëjnë efekt veçse me lejen e Tij, prandaj, siç e thamë edhe më sipër, i sëmuri duhet të pajiset me vullnet të fortë dhe mbështetje të fortë e të vërtetë tek Allahu i Madhëruar, në mënyrë që Allahu ta shërojë atë me shërim të plotë, pas të cilit nuk mbet më asnjë sëmundje!

Nuk ka ndonjë ndalim nga përodrimi i të dyja kurave së bashku, asaj kimike dhe asaj me bimë mjekësore, megjithëse këto të dytat janë më të pashme dhe pa efekte anësore. Po kështu, kura me lexim Kurani dhe lutje të posaçme pejgamberike vlen për të dyja llojet e epilepsisë: asaj që shkaktohet nga shpirtrat e këqinj dhe asaj që shkaktohet nga çrregullime fiziologjike! E, suksesi është vetëm në dorë të Allahut, dhe paqja e bekimet e Allahut qofshin mbi pejgamberin tonë, Muhamedin, familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në ditën e kiametit!/mjekesiabimorearabe/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit