10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Epidemia e paturpësisë

Më të lexuarat

Mënyra se si bashkëveprojnë të rinjtë muslimanë, meshkujt dhe femrat, me njëri-tjetrin dhe veçanërisht mënyra se si bisedojnë në internet është e mjaftueshme për ta lënë muslimanin e arsyeshëm të tmerruar.

Ndonëse, gjithmonë ka rrezik në paraqitje të tilla në përgjithësi, kjo tendencë e shtrirë plotësisht seriozisht mund të quhet epidemi e heshtur e cila kërcënon zakonet dhe normat islame në këtë botë moderne. Lajmi i keq është se shpesh as muslimanët nuk përjashtohen plotësisht nga ky moral i degjeneruar.

Ta kuptojmë këtë drejt: mënyra se si flasim, kërkojmë, shikojmë, lidhjet gjinore janë shqetësimet kryesore për mësimet e Islamit-është diçka që kujdeset Zoti, dhe për të cilat do të na llogarisë neve. Kjo është një çrregullim i shtrirë plotësisht në mes të muslimanëve të rinj sot rreth asaj se çka është Islam e çka jo. Pyetja e tyre plotësisht e drejtë qoftë disa zakone dhe norma kulturore të vëzhguara nga prindërit e tyre janë dukshëm karakteristika kulturore ose urdhëra të caktuara nga Zoti. Duhet të jetë e qartë, megjithatë, se mënyra që lidhemi me gjininë e kundërt para dhe pas martesës, edhe nëse lidhet nga ndonjë romancë paramartesore, marrëveshja martesore dhe marrëdhënia pasmartesore dhe obligimet, janë çelës i çështjes për Islamin. Nuk është vetëm për shkak të arsyes së zakonshme që jepet: rëndësia e fuqisë, morali familjar dhe prejardhja si baza të shoqërisë së fuqishme muslimane. Është shumë me rëndësi sepse nëse nuk disiplinohet, dëshira seksuale ka fuqinë më të madhe prej të gjitha instinkteve të tjera njerëzore për të sabotuar dhe gërmuar qëllimin e krijimit të njeriut: adhurimin e Zotit, ndërgjegjësimin e thellë të pranisë së Tij dhe ngritjen e dashurisë së Tij dhe drejtimin e moralit në këto baza.

Mënyra me të cilën flasim me gjininë tjetër është përmendur nga Allahu në Kur’an:
“O gratë e Pejgamberit, ju nuk jeni si asnjë grua tjetër, nëse keni kujdes e ruheni, andaj mos u llastoni në të folur e të lakmojë ai që ka sëmundje në zemrën e tij, po thuani fjalë të matura.” (33: 32)
Përmbajtja e të folurit tonë në të gjitha situatat është tregues i shpirtërave tanë: “A do të llogaritemi për atë që themi, o i Dërguari i Allahut?” – pyeti një sahabi. “Po natyrisht, o Muadh! A ka ndonjë shkak që i shtyn njerëzit më me vrull në zjarr sikur gjuha e tyre?”

E vetmja gjë më e keqe se gjuha e fëlliqur është ndoshta shikimi i papërmbajtur. Ne jetojmë në një botë ku pornografia e butë është pothuajse e gjithanshme- në konservat e ushqimeve dhe në revistat familjare, derisa ndyrësia më e madhe që e ka prodhuar njeriu, dhe se as kafshët s’mund ta imagjinojnë, është e paraqitur në majat e gishtërinjve të secilit. Profeti ka thënë se shikimi haram është si shigjeta e shejtanit e cila e shpon zemrën përmes syve. Imagjino: ai, salallahu alejhi ue selam, ishte mërzitur për një shikim të ndaluar!! Njëri filloi të kuptojë pas dhjetë minutave të shikimit të argëtimit në televizion kuptimin e thënies së Zotit për njerëzit:
“Vërtet, Ne e krijuam njeriun në formën më të bukur. Pastaj e zbritëm atë në më të ultin e të ultëve.” (95: 4,5) Fatmirësisht, ajeti nuk përfundon këtu:
“Përveç atyre që besuan dhe bënë vepra të mira; ata kanë shpërblim të pandërprerë.” (95: 6)

Çdo musliman, posaçërisht meshkujt muslimanë, duhet ta dinë se shikimi në haram, i pjesëve të pambuluara të trupit të femrës në veçanti, është mëkat, qoftë direkt, në internet, në kinema apo në television; të bëhet kjo vazhdimisht është mëkat i madh-i mjaftueshëm për ta kërcënuar gjendjen e besimtarit të vërtetë dhe për ta mbuluar zemrën nga drita e Allahut. “Shikimi i parë falet, por jo i dyti,” ka thënë Profeti, salallahu alejhi ue selam. Çdo herë që shikoni për kënaqësi direkt ose përmes mediave, jeni duke bërë mëkat. Nuk ka arsyetime për këtë.

Kjo nuk do të thotë se krejt filmat dhe televizioni janë haram por kjo përmbajtje e veçantë është haram. Nëse me vështirësi gjejmë argëtim që është i pastër-kjo është nxitja jonë kolektive si muslimanë që ta përcjellim.
Por atëherë, kush tha t’i nënshtrohesh Zotit do të jetë gjithnjë shtresë e luleve?

Përktheu: Fexhrie Kaçiu/pertymoter/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit