12.6 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Enver Sekiraqa dënohet me 37 vite burgim (Video)

Më të lexuarat

Sekiraqa në procesin maratonik gjyqësor është akuzuar për veprat penale të nxitjes në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe për detyrim.

Njeriu i dikurshëm i fuqishëm i Prishtinës, Enver Sekiraqa është shpallur fajtor nga një trup gjykues i kryesuar nga gjykatësi ndërkombëtar i EULEX-it, Arcadiu Sedek, në dy akuzat për shtytje të vrasjes dhe detyrim ndërsa u shpall i pafajshëm në pikën e akuzës për dhunim.

Sekiraqa mori një dënim unik prej 37 vitesh.

Enver Sekiraqa shpallet fajtor

Sekiraqa në procesin maratonik gjyqësor është akuzuar për veprat penale të nxitjes në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe për detyrim.

Njeriu i dikurshëm i fuqishëm i Prishtinës, Enver Sekiraqa është shpallur fajtor nga një trup gjykues i kryesuar nga gjykatësi ndërkombëtar i EULEX-it, Arcadiu Sedek, në dy akuzat për shtytje të vrasjes dhe detyrim.

Gjykatësi është duke e lexuar arsyetimin e fajësisë ndërsa pak më vonë do ta bëjë publike edhe masën e dënimit.

Sekiraqa në procesin maratonik gjyqësor që filloi në tetor të vitit 2014, është akuzuar për veprat penale të nxitjes në vrasjen e ish-policit Triumf Riza dhe për detyrim.

Babai i Triumf Rizës së ndjerë, Shefqet Riza, ka qenë i pranishëm në seancën e sotme ku u shpall aktgjykimi.

Për këtë vrasje, Arben Berisha është dënuar me 35 vjet burg pasi është gjetur fajtor në akuzën se ka qenë ai që e ka vrarë Triumf Rizën në vitin 2007 në lagjen ‘Santea” më Prishtinë./Kallxo.com/

https://www.youtube.com/watch?v=hqudff8jIWA

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit