1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Enis Bardhi kthehet në skenë, dy super gola për dy minuta nga gjuajtja e lirë

Më të lexuarat

Levante fitoi në udhëtim ndaj Athletico Bibaos me rezultat 3-1.

Mesfushori shqiptar nga Maqedonia, Enis Bardhi, është kthyer të luajë titullar në Levante dhe ka shkëlqyer.

Ai ka shënuar dy herë ndaj Athletic Bilbaos, madje të dyja nga gjuajtja e lirë.

Fillimisht shënoi në minutën e 42-të, ndërsa pas dy minutash shënoi përsëri.

Ky është goli i gjashtë i Bardhit në La Liga.

Për Levante ai luajti deri në minutën e 71-të ku u zëvendësua.

Armando Sadiku ishte në bankë dhe nuk luajti për asnjë minutë në këtë ndeshje.

Golin e tretë e shënoi Jose Luis Morales në minutën e 90-të dhe me këtë rezultat përfundoi kjo ndeshje futbolli në Ligën Spanjolle.

Për golat e Bardhit janë ndezur rrjetet sociale, ku shumë njerëz e lavdërojnë futbollistin Enis Bardhi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit