13.7 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

“Emri Lewandowski nuk ka për t’u harruar kurrë në Madrid.”

Më të lexuarat

Lëvdatat për futbollin gjerman dhe golashënuesin e saj Robert Lewandowski nuk kanë të sosur. Shtypi spanjoll komenton humbjen e thellë të “mbretërorëve” me Borusiën.
Fillimisht disa zëra spanjollë: ‘AS’ shkruan se Lewandowski u kthye në ëndërr të keqe për Realin. “Borusia e Dortmundit e fshin Madridin, por ky i fundit mbetet gjallë falë golit të Ronaldos. Duhet një comeback historik. Tani nis operacioni 3:0.” Ndërsa El Mundo mendon se kjo ishte disfata totale për Realin. “Madridit po i mbarojnë justifikimet, decima-n’ gati ta harrojnë. Vetëm një mrekulli mund ta pengojë Borusiën që të arrijë në finale.”
Për El Pais-in nuk ka antidot kundër këtij shkëlqimi. “Futbolli i Bundesligës verbon planetin. Gjiganti i dekadave të kaluara, Madridi, donte titullin e dhjetë. Po, ata kanë lojtarë të jashtëzakonshën, mirëpo, u mposhtën nga Dortmundi.” Marca konstaton: “Katastrofë për Realin! Në qiellin e zi të Dortmundit shndrit vetëm ylli i Lewandowskit. Nata më e zezë (mallkimi gjerman është më i gjallë se kurrë). Përsëri dështon Madridi në vendin e nëmur, e rrahin. Realin e shtyp një rul rrugësh. Robert Lewandoski e shkatërron Realin me katër gola. Madridi u shpërbë për të ardhur keq. Të martën duhet të ngjasë një mrekulli, një natë e çmendur, në të cilën Reali të barazojë një rezultat 4:1. Emri Lewandowski nuk ka për t’u harruar kurrë në Madrid.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit