7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Emri ALEJA a është emër musliman dhe çfarë domethënieje ka?

Më të lexuarat

Pyetja:
Selam alejkum! Emri ALEJA a është emër musliman dhe çfarë domethënieje ka. Dua të di edhe për disa emra të tjerë se a lejohen, si p.sh. ISRA, JULEDA,
RUMEJSA, JUSRA. Mund të më tregoni më qartë domethënien e tyre? Selam alejkum dhe Allahu ju shpërbleftë!

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, shokët dhe të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Emri Aleja, nuk ka domethënie në gjuhën arabe dhe nuk përdoret si emër, në fakt kjo mund të jetë parafjalë e gjuhës arabe, por jo e shqiptuar qartë, prandaj konsiderojmë se nuk ka kuptim të përdoret si emër.

Fjala Isra ka kuptimin e udhëtimit natën dhe gjithashtu kështu është emërtuar udhëtimi i të Dërguarit, lavdërimi dhe paqja qofshin mbi të, prej Mekes në Xhaminë e Aksasë. Kaptina e cila flet për këtë ngjarje është emërtuar me këtë emër Surja Isra. Ndërsa përdorimi i fjalës Isra si emër femre, është i njohur dhe nuk ka ndonjë pengesë.

Fjala Juleda, në këtë formë nuk ka ndonjë kuptim në gjuhën arabe.

Emri Rumejsa është emër sehabie dhe është mjaft i përhapur.

Ndërsa emri Jusra gjithashtu është mjaft i përhapur dhe do të thotë Lehtësim. Zoti e di më së miri!

Alaudin Abazi

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit