4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Emocionale: I riu Tunizian i jep veshkën nënës (VIDEO)

Më të lexuarat

Një ngjarje shumë emocionale ka ndodhur në televizionin Arab. Një i ri Tunizian i quajtur Ali Born është shfaqur në televizion për ta bindur nënën e tij që ajo të pranojë të marrë veshkën e tij. Alia vendosi të bënte këtë akt kur mësoi se nëna e tij vuan nga sëmundja e veshkave.

Ajo pranoi për të ardhur në emision duke menduar se është djali i saj nga Italia që do ta sheh.

Kur ajo zbuloi se ishte djali i saj i vogël në studio, ajo tha “e pamundur”, duke e ditur se për çfarë arsye ai është aty dhe filloi ta refuzojë.
Ai u shfaq në këtë emision me shpresë që publiku ti ndihmojë atij për ti mbushur mendjen që nëna e tij të pranojë ofertën, përcjell KohaIslame.
Duke e lutur nënën që të pranojë veshkën e tij, ai fitoi zemrat e milion njerëzve.

Ajo fillimisht refuzoi. Pas lutjeve të shumta, ajo filloi të lutej. Ajo ishte e shqetësuar për të pranuar veshkën e të birit sepse ajo nuk donte që ai të lëndohet dhe ishte e shqetësuar për shëndetin e saj.

Ai luan sportet dhe nëna frikësohej se nëse ai jep veshkën, do të ndikojë në shëndetin dhe në karrierën e tij.

Pas shumë lutjeve dhe përgjërimit të djalit të saj, ajo pranoi ofertën e tij. Video është shumë emocionale. E gjitha audienca ishte në lot. Ky djalë i ri ka dhënë një shembull të mirë të sakrificës për nënën e tij që ka fituar vëmendje në tokat arabe./KohaIslame.com/

https://www.youtube.com/watch?v=J6GaL7knYqE

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit