5.5 C
Pristina
Tuesday, March 19, 2024

EMISARËT NUK MBYTEN

Më të lexuarat

EMISARËT NUK MBYTEN

Ebu Davudi transmeton në Sunenin e tij se kur dy të dërguarit (emisarët) e Musejlemes, pretenduesit të profetësisë, erdhën tek Profeti Muhammed [Lavdërimet dhe paqja e All-llahut qofshin mbi të!] për t’ia dorëzuar shkresën që Musejleme ia kishte dërguar, ai i pyeti:
Po ju të dy çfarë thoni (mendoni)?
Themi ashtu siç ka thënë ai (Musejlemeja) –ia kthyen.
Pra, e mohuan misionin e Muhammedit dhe pretenduan se Musejlemeja ishte profet i vërtetë, veprim ky që është i dënueshëm me vdekje. Renegati mbytet. Ky është vendimi i fesë. Megjithëkëtë, Pejgamberi Muhammed [Lavdërimet dhe paqja e All-llahut qofshin mbi të!], duke iu referuar një rregulli të aplikuar gjithandej nëpër botë përkitazi me emisarët, nuk i dënoi. Tha:
أمَا واللهِ لولا أنَّ الرُّسلَ لا تُقتَلُ لضربتُ أعناقَكُما
“Pasha All-llahun, sikur të mos ishte që emisarët nuk mbyten, do t’iu goditja në qafë (mbytja)!” [Albani konsideron se ky hadith është autentik.]
Në Avnu-l-Ma’bud qëndron: Nga ky hadith mësojmë se ndalohet vrasja e emisarëve, edhe nëse ata thonë fjalë kufri (e mohojnë fenë) në prani të Imamit (kryetarit të shtetit).

Sedat Islami

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit