12.2 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Emine Erdogan dhe Çavusoglu mes muslimanëve të Myanmar-it : bota nuk mund të qëndrojë indiferente! (video)

Më të lexuarat

“Është e pamundur që njeriu të rrijë indiferent. Allahu i ndihmoftë ata! Shpresoj që e gjithë bota të merret me këtë çështje, ta marrë atë seriozisht, qoftë nga aspekti i ndihmës, qoftë nga këndvështrimi politik”. Kështu u shpreh Emine Erdogan, bashkëshortja e Presidentit turk, gjatë një bashkëbisedimi që pati me muslimanët Rohingya të vendosur në kampin Kutupalong në Bangladesh.

Zonja e parë e Turqisë dhe ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu, vizituan kampin ku prej disa ditësh ata po strehohen pasi janë larguar nga Myanmar-i për shkak të dhunës së ushtrisë.

“Secili prej nesh ka fëmijë dhe nuk mund t’i injorojmë situata të tilla vetëm pse nuk ka të bëjë me fëmijët tanë. Të gjithë kemi përgjegjësi. Prandaj jemi këtu. Ne erdhëm për t’i treguar botës. Ne erdhëm për t´iu ndihmuar. Ju lutem, të gjithë le të bëjnë çfarëdo që të kenë mundësi”, u shpreh zonja Erdogan.

Ajo shtoi se presidenti turk këtë çështje do të paraqesë edhe në Kombet e Bashkuara.

Ndërkohë, kreu i diplomacisë turke tha se kanë ardhur në kamp për t’u ofruar mbështetje këtyre njerëzve.

“Ne deshëm të tregojmë se jemi me këta njerëz. Këtë do ta bëjmë në mënyrë të vazhdueshme me Organizatën Ndërkombëtare për Migracion. Përveç kësaj, ne u dërgojmë mesazh miqve tanë në Bangladesh: së bashku le të ndihmojmë këta njerëz”, tha Çavusoglu.

Ai tha se ndodhen këtu për t’i treguar gjithë botës situatën në atë zonë.

“Nuk mjafton vetëm të tregohet, përpjekjet tona vazhdojnë. Duam rezultatet e përpjekjeve, të cilat i ka bërë Presidenti ynë që nga fillimi. Në Astana, do të mbajmë takimin me krerët e botës islame. Duam të gjejmë një zgjidhje të qëndrueshme për çështjen e Arakanit. Më pas do të organizojmë takim të zgjeruar në New York”, tha Çavusoglu, i cili shtoi se janë në kontakt edhe me autoritetet e Myanmar-it.

“Presidenti Erdogan ka biseduar me Suu Kyi. I thamë se është e nevojshme që sulmet ndaj muslimanëve të Arakanit të ndalen. Ata na thanë se po bëjnë atë që është në dorën e tyre. Por ata po injorojnë fotot dhe videot që ne po shohim. Ne duhet të gjejmë së bashku një zgjidhje për këtë problem”, vijoi Çavusoglu. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit