4.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Emigrimi/ FMN-Qeverisë shqiptare: Merrni masa, po ikën rinia

Më të lexuarat

Tashmë është fakt se shqiptarët po kërkojnë gjithnjë e më shumë rrugët e largimit nga vendi. Ky fenomen përmendet dhe në raportin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Ky institucion i kërkon qeverisë shqiptare të marrë masa të menjëhershme për të krijuar një rritje ekonomike gjithëpërfshirëse në mënyre që të frenohet emigrimi.

Profesor Fatos Tarifa ka komentuar këtë fenomen, duke thënë se “Shqipëria është vetëm humbëse pasi po i ikën rinia, truri dhe krahu i punës”.
Ai tha për “Klan Plus” se qeveritë ndër vite, nuk kanë ndërmarrë politika të duhura në frenimin e emigrimit ndaj duhet një vëmendje e menjëhershme.

Sipas Tarifës nuk mjafton vetëm punësimi i të rinjve në administratën publike, por duhen politika më të mëdha për të rritur shpresën që të qëndrojnë në vend.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit