Emigrantët ngrinë nga i ftohti, biznesi me trafikimin e tyre kap majat

0
105

Tetë emigrant janë plagosur në një aksident trafiku pasiqë makina në të cilën janë transportuar ka refuzuar që të ndalojë para policisë dje rreth orës 05.30 minuta të mëngjesit në rajonin e fshatit Bogorodica.

Në këtë akcion kanë marë pjesë tre makina Audi, e para ka pasur rolin e pastrimit të terenit derisa dy të tjerat kanë transportuar emigrant. Makinat nuk janë ndalur në shenjën e policisë që ka dashur ti kontrollojë dhe me shpejtësi të madhe kanë vazhduar për në Shkup me cka njëra nga makinat ka dal nga rruga dhe është rotulluar.

Shoferi ka ikur ndërsa të lënduar kanë ngelur tetë emigrant, transmeton Zhurnal.  Bëhet fjalë për gjashtë persona nga Maroko dhe dy nga Pakistani. Në makinën e dytë janë gjendur dhjetë emigrant edhe atë tre nga Libia, dy nga Pakistani, tre nga Algjeria dhe një nga Maroko.

Shoferi 28 vjecar nga Shkupi është dorëzuar policisë. Mbrëmë gjithashtu pas mesnate policia ka ndaluar një makinë që drejtohej nga 25 vjecari A.E nga Shqipëria të cilit në makinë i janë gjetur 12 emigrant nga Somalia, Irani dhe Bangladeshi. Shoferi është lënë i lirë ndërsa emigrantët janë mbajtur në qendrën e azilit