13.3 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Emërohet femra e parë në post të lartë në historinë e NATO-s

Më të lexuarat

Për të parën herë në historinë e vet, NATO-ja e ka emëruar një femër në postin e lartë të zëvendës-sekretares së përgjithshme. Në këtë post është emëruar zyrtarja e lartë e Departamentit amerikan të shtetit, Rose Gottemoeller.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha sot në Bruksel, se zonja Gottemoeller “do të sjell në NATO një përvojë të pasur në politikën e sigurisë ndërkombëtare dhe në fushat siç janë kontrolli i armatimit dhe marrëdhëniet me Rusinë”.
Zëvendës-sekretari i përgjithshëm është posti i dytë më i lartë civil në NATO.
Stoltenberg tha se Gottemoeller do të jetë femra e parë që e ka mbajtur një post të tillë dhe ka vlerësuar se ky është “një moment historik në NATO”.
Aktualisht Gottemoeller është këshilltare e sekretarit amerikan të shtetit, John Kerry, për kontroll të armatimit, mos-zgjerim dhe çarmatim, ka njoftuar NATO.
Në këtë post ajo e zëvendëson, paraardhësin, Alexander Verbshow, që ka shërbyer prej shkurtit të vitit 2012, transmeton rel.
NATO-ja tha se Gottemoeller do ta filloj punën në postin e ri në muajin tetor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit