15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ëmbëlsirë bavareze

Më të lexuarat

Përbërësit: 2 fletë xhelatinë ( që përdoret për të trashur lëngun, sigurohuni që ajo të jetë e gjedhit ose bimore, shpesh ato dinë të jenë nga derri) 250 gr kos natyral 50 gr sheqer pluhur 1 filxhan kafeje qumësht 250 gr pana e freskët 1 qese me fruta pylli të ngrira
Përgatitja: Vëmë të zbuten në ujë të ftohtë fletët e xhelatinës për 15 minuta, përziejmë kosin me sheqerin pluhur, pastaj nxehim qumështin dhe shtojmë xhelatinën, mbasi e kemi nxjerrë nga uji dhe shtrydhur mirë, duke e përzier derisa të shkrihet plotësisht. Bashkojmë qumështin me kosin, rrahim panën dhe e përziejmë edhe atë. Ëmbëlsira bavareze është gati. Mbushim me të një gotë dhe e vëmë në frigorifer për gati 3 orë, edhe më mirë, për gjithë natën. Pastaj përgatisim kremin duke vënë të nxehen frutat ende të ngrira në një tenxhere me pak sheqer dhe, po të jetë e nevojshme, shtojmë pak ujë. I ziejmë pak minuta dhe pastaj shuajmë zjarrin. E shërbejmë bavarezen të shoqëruar me krem.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit