17.2 C
Pristina
Tuesday, April 16, 2024

Eman Rrahmani demanton deklaratën e Dardan Sejdiut (Foto)

Më të lexuarat

Dardan Sjediu, ish nënkryetari i Komunës së Prishtinës, ka mohuar të ketë përdorur veturën zyrtare gjatë mandatit të tij si kryetar, por këtë mohim të tij e demanton Asamblisti i Vetëvendosjes, Eman Rrahmani, i cili në rrjetin e tij social Facebook, ka postuar disa foto ku shihet se Dardan Sejdiu ka shfrytëzuar veturën zyrtare të Komunës së Prishtinës, madje edhe tani kur ai nuk është nënkryetar, shkruan Kosova Post.

Siç ka shkruar Rrahmani, Dardan Sejdiu, ka shfrytëzuar shoferin dhe veturën zyrtare të komunës për nevojat e tij personale.

Për më tepër Rrahmani, shkruan se Dardan Sejdiu edhe më tutje vazhdon ta luajë rolin e nënkryetarit, për çka thotë ai edhe më herët e kemi ngritur zërin.

Postimi i plotë i Eman Rrahmanit:

Dardan Sejdiu, dje mohoi se ka përdore veturën zyrtare të Komunës së Prishtinës

Këtu i keni fotot dhe videon ku dje rreth orës 15:00 afër EULEX-it në Lagjen e Spitalit shihet ku përdore veturën zyrtare dhe shoferin e Komunës së Prishtinës për nevoja personale. Dardani siç kemi njoftuar edhe më herët ende është duke luajtur rolin e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës.

Ne si Asambleist kemi për obligim të paraqesim këto raste të keqpërdorimit të automjeteve të Komunës së Prishtinës. Gazetarëve le tu mbetet të hulumtojnë se si ish nënkryetari shkon në GYM, si i dërgon fëmijët në shkolle dhe sa shpesh e viziton Komunën e Prishtinës.

https://www.facebook.com/eman.rrahmani/posts/10156410505617258

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit