11.7 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Elbasan: Komunitetet Fetare, kërkesë kryeministrit të vendit për mos prishjen e Kishës Katolike

Më të lexuarat

Përfaqësuesit e Komuniteteve Fetare në Elbasan, janë në mbështetje të Kishës Katolike  Shën Piu X e cila rrezikon të prishet si pasojë e një vendimi të dhënë nga Gjykata e Lartë e cila ka vendosur që trualli ku edhe ndodhet kisha ti kalojë pronarit.

Sakaq të indinjuar për këtë vendim, njëzëri këto komunitete kanë shprehur indinjatën për gjykatat e vendit, pasi sipas tyre kisha është e çertifikuar dhe e legalizuar dhe se familja që pretendon se e ka truallin është e veshur me pushtet.

Në këtë kuadër në një konferencë për shtyp, Komunitetet Fetare në Elbasan i kanë dërguar një kërkesë për dijeni Kryeministrit të vendit Edi Rama si edhe kryeparlamentarit Ilir Meta ku thuhet se “ ne, Komunitetet Fetare të Elbasanit, ju vemë në dijeni dhe njëkohësisht kërkojmë ndihmë të menjëherëshme nga isntitucionet që ju përfaqësoni për cënimin në mënyrë abuzive nga përfaqësues me pushtet të familjes Karaosmani të pronës së Kishës Katolike në Elbasan.

Rasti i Famullisë Shën Piu X e cila i kalon kompetemcat e një famullie të Klerit Katolik, është precedent për të gjithë objektet e tjera të kultit në qytetin tonë.

Ky rst cënon rëndë ushtrimin e bsimit, imazhin publik të Shqipërisë për shkak të një të kaluare të egër të persekutimit të Klerit dhe dhunon të drejtën themelore të ushtrimit të besimit, diçka kjo e ezauruar në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”.- shprehen përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Elbasan

Duke ju drejtuar kryeministrit të vendit deklarata vijon se “më 5 shkurt 2015, Gjykata e Lartë vendosi lirimin e truallit nga ana e Kishës Katolike, megjithëse ajo është ligjërisht pronare e çertifikuar, legalizuar nga shteti shqiptar dhe realisht ushtron aktivitetin e saj prej 23 vitesh.

Ankesa jonë nuk ka të bëjë me mosnjohjen e vendimit të gjykatave, por duke njohur mënyrën se si funksionon ligji në Shqipëri dhe duke pasur parasysh se familja pretenduese është e veshur me pushtet, neve na lind dyshimi të mendojmë që ky vendim është i ndikuar , jo i drejtë dhe jo transparent.

Për sa më sipër do të informojmë tërë institucionet klerikale në botë, jo për të cënuar imazhin e vendin tonë, por për të parandaluar një herë e përgjithmonë cënimin e objekteve të kultit në Shqipëri dhe luajtjen e herëpasherëshme me ndjenjat e besimtarëve”.

Në fund përfaqësuesit e këtij komuniteti i luten kryeministrit që të ushtrojë ndikimin e tij me qëllim për të shmangur këtë precedent të rrezikshëm që sipas komunitetit fetar është krijuar artificialisht.

Në deklaratë kanë marrë pjesë Myftiu Agim Duka si edhe Arben Ramkja, Atë Stavri Cipi e Atë Gjergji Trebicka nga Kisha Ortodokse, Dervish Ardit Selmani Bashkësia Bektashiane si edhe Don Emilio Valente dhe Sokol Lulgjuraj përfaqësues të kishës Katolike. Kjo e fundit është ndërtuar në vitin 1996 dhe është i vetmi objekt kulti i besimit katolik në qytetin e Elbasanit.

10994693_10204580770893838_1197807522_n

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit