1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

El Khelaifi se prish terezinë edhe pse Neymar do tu mungojë ndaj Realit, ja çfarë thotë ai

Më të lexuarat

Për “Goal.com”, El Khelaifi beson se klubi i tij do të kualifikohet në gjysmëfinale të Champions Leagues edhe pa Neymarin.

Ai gjithashtu tha se do ta kenë gati Neymarin në gjysmëfinale të Championsit, që do të thotë se PSG sipas tij do të kalojë edhe një rival tjetër pas Realit pa Neymarin.

“Kjo është një ndeshje e rëndësishme, por lojtarët janë të fortë dhe duhet të përballojnë çdo vështirësi. Të gjithë janë të gatshëm dhe duan të luajnë, kjo është gjëja më e rëndësishme. Ne do të kualifikohemi në Champions League falë tifozëve dhe lojtarëve tanë. Do të kalojmë dhe Neymar na duhet për gjysmëfinale”, tha fillimisht ai.

“Falënderoj babain e tij, i cili dëshiron të qëndrojë me ne deri në ndeshjen e Real Madridit. Ne jemi një familje dhe ai është një zotëri. Ai ishte këtu, në lojë, ai është atje për djalin e tij dhe klubin e tij, ai është një njeri i madh” tha miliarderi për babain e brazilianit.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit