6.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

El Haku Mutekathur – Ju preokupoi shtimi i pasurisë!

Më të lexuarat

Përshtati: Ahmed Kalaja.

Me emrin e Allahut, të Gjithëmëshirshmit, Mëshiruesit!

Të gjithë mirësitë mund ti kemi të shumta në numër, sic janë psh: shqisat tona, mundësitë, aftësitë e shumta, pasuritë, fëmiëjt, por të vetmen gje që e kemi ”number one”, kemi vecse” jetën”. Ajo dhurohet vetëm një herë dhe si për kundër nesh edhe pse e mendojmë se ajo është e gjatë, e gjatë, ajo realsiht është shumë e shkurtër.

Njeriu kur lind, lind më të edhe libri I jetës se tij. Ai libër është I bardhë dhe është ai I cili e nxin atë më të mirat ose më të këqijat në të shkruhet çdo gjë që njeriu e bën në jetën e kësaj botë prej fjalëvë, prej shperhjeve dhe prej sjelljeve të njeriut dhe si pasojë e këtij libri që njeriun do ta fusë veprën e tij në jëtën e kësaj bote do të paraqitet përpara Zotit xh.sh. Ditën e Gjykimit. Allahu xh.sh. trëgon në Kur’anin Famëlartë se jeta ë kësaj bote funksionon nën moton: Allahu është Zoti I vëtëm dhe I vërtëtë I Cili mëriton adhurimin dhe askush përveç Tij nuk mëriton të adhurohet Ai do t’iu bashkojë dhe do t’iu ringjallë dhe do t’iu mbledhe përsëri në Ditën e Gjykimit për të cilën nuk ka dyshim dhe mëdyshje, dhe s’ka më të saktë se fjala e Zotit xh.sh. dhe s’ka më të vërtëtë sesa premtimi i Zotit xh.sh. njeriu gjatë gjithë jetës se tij, dhe kam për qëllim jëtën e tij në tërësi zhvillohet në shtatë faza ku tre janë jashtë mundësisë se njeriut për t’i arritur dhe për t’i kuptuar, dhe tre të tjera janë jashtë njeriut për ti arritur dhe për t’u kuptuar, dhe ajo që ndodhet në mës të tre të parava dhe në mës të tre të dytave bota e parë ose momenti I parë momenti I mosekzistëncës, momenti I dytë është momenti I krijimit të shpirtrave, momenti I tretë është momenti I krijimit të njeriut në barkun ë nënës se tij, momenti I katërt është jeta ë kësaj botë për të cilën Zoti xh.sh. thotë: Zoti është Ai I cili krijoi jetën dhe vdekjen për t’iu provuar juse kush do të bëjë vepra të mira, dhe më pas vjën bota e pestë që është bota e varrit, pastaj vjen bota e gjashtë që është bota e Ditës se Gjykimit dhe e daljes përpara Zotit xh.sh, dhe pastaj vjen momenti I fundit ku një grup njerëzish do të përfundojnë në Xhennet në (Parajsë), dhe pjesa tjetër do të përfundojë në Xhehenem Zoti na ruajtë të gjithëve prej tij.

Allahu xh.sh. angazhimin e njeriut në jetën e kësaj bote e ka përzgjedhur në një kapitull Kur’anor që quhet El Tekathur:” Angazhimi I njeriut në shumim“. Allahu xh.sh. u drejtohet besimtarëvë dhe të tjërëvë që nuk besojnë për këtë të vërtetë e cila ka angazhuar jetën e tyre shumimi dhe shtimi Allahu xh.sh. thotë: El Haku Mutekathur. El Haku: -”ju ka hutuar, ju ka angazhuar, ju ka preokupuar” kurse: “Etekathur”-: shtimi shumimi, grumbullimi.

E shikojmë njeriun në jetën e tij që vazhdon të grumbullojë dhe të mbledhë, dhe ndoshta ky grumbullim dhe mbledhje do të jëtë mirë për të në të ardhmen e tij, ose do të jëtë keq për të në të ardhmen ë tij, Zoti na ruajtë dhe mos na bëftë prej këtyrë njërëzve.
E kemi pare njeriun kudo tek ecen e mbledh si ajo milingona e pangopur, punon e rropatet, shet dhe blen, ruan dhe nuk harxhon, madje kërkon ti ruajë diku gjetkë atje ku nuk ia merr askush, që nga poshtë jastëkut e deri në bankë, por atje si për mallkim nga Zoti për kamaten, i ndodh shpesh që të mos ngopet serish dhe serish e shikon tek përballet me mundësira e pamundësira , si dhe ku , vetem të ” shtojë”.

Njeriu do të angazhohet me çdo gjë, dhe ky lloj angazhimi e preokupon njeriun nga adhurimi I Zotit xh.sh, ky angazhim është I urryer, e dhe pse në pamje të jashtme apo pamje të dukshme duket sikur është I pëlqyeshëm apo duket sikur është I mirë. Çdo lloj angazhimi, çdo lloj preokupimi I njeriut në jetën e kësaj bote për të fituar dhe për të mbledhur e mbledhur dhe në fund njeriu nuk e adhuron Zotin e tij, nuk I përkushtohet Zotit të tij, përkundrazi mund të bëhet ky shtim, ky shumim dhe ky preokupim I tij shkak që të harrojë Zotin, që të harrojë që ka një ditë kur do të dalë përpara Zotit, që të harrojë që ka Melaike që shkruajnë në të djathtën dhe në të majtën e tij, që të harrojë se kjo tokë mbi të cilën shkel nuk është gjë tjëtër vëtëm se një mirësi ë Zotit dhe një ditë do të dëshmojë për njeriun ose kundra njeriut, dhe harron që ky qiell I cili është kupolë për të dhe për gjithçka, do të jëtë një ditë dëshmi për të ose dëshmi kundra tij, dhe harron se ky trupi I tij dhe kjo lëkura e tij, ky mishi I tij dhe kocka e tij një ditë do të jenë dëshmitar për të ose dëshmitar kundra tij. Çdo lloj angazhimi që e angazhon nga Zoti xh.sh, dhe çdo lloj preokupimi që të angazhon nga Zoti xh.sh. nuk është gjë tjetër vetëm se humbje, edhe nëse është I hajrit në pamje të jashtme, nëqoftëse ti nuk ke për qëllim Zotin nuk të bën dobi. Për këtë arsye, ne themi se esenca dhe parimi bazë I besimit është pastrimi I zemrës dhe I shpirtit, sinqeriteti, ciltersia ndërmjet robit dhe Zotit xh.sh. Kështu që mund të jetë ndonjëhërë në pamjë të jashtme diçka e mirë mirëpo nuk bën dobi tek Zoti xh.sh.

Transmetohet se njëri prej nxënësve të Jahja Ibnu Mainit thotë: Iu vura një hadithi për të zbuluar rrugët e transmetimit, dhe e nxorra këtë hadith nga dyqind transmetime dyqind rrugë, dhe u kënaqa me veten time sepse mu duk sikur kisha bërë diçka të madhe, dhe atë natë në ëndërr mu shfaq profesori im dhe më tha: Filan Hadith e ke mbledhur nga filan zinxhir nga dyqind transmetime, nga dyqind rrugë I thashë:- po, qëndroi pak dhe pastaj tha: Kam frikë se të ka përfshirë thënia e Zotit xh.sh: El Haku Mutekathur, iu angazhoi dëshira për shtim dhe grumbullim ndaj Zotit xh.sh. dhe kënaqësisë së Zotit xh.sh.

Normalisht njeriu më shumë angazhohet në jetën e kësaj botë angazhohet me grumbullimin e pasurisë, deri këtu nuk ka asgjë të keqe.Sepse dashuria për pasuri dhe për shtimin e pasurisë është pjesë e natyrës së njeriut në të cilën Zoti xh.sh. e ka krijuar njeriun dhe nuk mund të ndahet njeriu nga kjo natyrë. Dhe natyrën e mbledhjes dhe grumbullimit njeriu e fillon qysh në momentin e parë që del nga barku I nënës se tij. Dhe vetëm një moment shihet njeriu me duar të hapura atëherë kur largohet nga jeta e kësaj bote, në atë moment I hap duart. Qysh nga momenti I lindjes dhe deri në vdekje vetëm do të grumbullojë. Thotë Abdullah Ibnu Shekir një prej shokëve të Pejgamberit s.a.v.s. thotë: Shkova një ditë te Pejgamberi s.a.v.s. I cili po lexonte pikërish këtë ajet që ne thamë pak më lart, tha Pejgamberi s.a.v.s: El Haku Mutekathur, dhe pastaj tha: thotë biri I Ademit:

Pasuria ime, pasuria ime pasuria ime, I angazhuar aty e ka mendjen gjithçka, tha Pejgamberi s.a.v.s: O biri I Adëmit, ty nuk të takon prej pasurisë vetëm ajo që ti ushqehesh me të dhe mbaron, vetëm se ajo që ti e vesh dhe e konsumon, vetëm se ajo që ti e jep si sadaka lëmoshë dhe bamirësi dhe Zoti ta depoziton, ose përndryshe do të jetë trashëgimi e trashëgimtarëve të tu.

Thotë Pejgamberi s.a.v.s. për njeriun dhe natyrën e njeriut: Është për tu çuditur me njeriun, sikur të kishte njeriu një luginë të mbushur me ar do të dëshironte të kishte bashkë me të dhe një luginë tjetër, dhe nëse do të kishte dy do të dëshironte të kishte dhe një të tretë, dhe nuk e mbush gojën e njeriut thotë vetëm se dheu në varr.

Për këtë arsye dhe Pejgamberi s.a.v.s. thotë: Plaket njeriu, por dy cilësi ose dy veçori rinohen vazhdimisht, vigjilenca për të grumbulluar sa më shumë dhe shpresa se do të jetojë, harresa se do të largohet nga kjo botë.

Derisa angazhohet njeriu, a ka momente që njeriu të reflektojë, përveç ata dhe ato që Zoti I ka Mëshiruar, dhe pjesa më e madhe flet për to Zoti në Kur’an kur thotë: Iu angazhoi preokupimi me grumbullim dhe mbledhja në jetën e kësaj bote, deri kur o Zot, derisa në një moment I vizituat varrezat. Si I vizituam varrezat?- tek babai apo nëna, tek gruaja, tek fëmija, te I afërmi, dëgjojeni se si një prej burrave të hershëm nuk dinte nga Kur’ani dhe u fut në xhami ndërkohë që imami po lexonte El Haku Mutekathur, ai e kuptonte arabishten mirë pavarësisht se nuk dinte nga Kur’ani asgjë: Ju angazhoi, ju preokupoi shumimi dhe shtimi në jetën e kësaj botë derisa I vizituat varrezat, dhe ky tha: Pasha Zotin e Qabes paskemi për tu ringjallur or burra, njerëzit ishin në namaz.

Pra Zoti i Madhëruar tha:………. derisa ti vizitoni varrezat. Do të thotë se nuk është varreza nuk është varri banesa e fundit, është banesë e ndërmjetme. Varri bën përshtatjen e njeriut, se njeriu kështu siç është në këtë gjëndje nuk mund të kalojë direkt në botën tjetër, ka nevojë për një kohë parapërgatitje, ka nevojë të ushtrohet, sepse ajo është botë tjetër. bëhet fjalë për Xhennet dhe Xhehenem, bëhet fjalë per të kënaqur krijuesin tonë, Zotin xh.sh, nuk mundet njeriu me natyrën e tij të kësaj bote të kalojë direkt në botën tjetër. Për këtë arsye qëndron në botën e ndërmjetme që quhet jeta e varrit. Derisa I vizituat varrezat. Dmth: njeriu është I angazhuar, I angazhuar e I angazhuar derisa të vdesë.

Për këtë arsye tha Pejgamberi s.a.v.s: Nëse vdes biri I Ademit e shoqërojnë tre gjëra, e shoqëron pasuria, e shoqëron familja, dhe e shoqërojnë veprat e tij.Dy prej tyre kthehen dhe një qëndron me të, kthehet familja ,fëmijët shoqëria, njerëzit, kthehet pasuria sepse askush nuk e ka marrë me vete, ne nuk dimë që dikush të ketë marrë diçka me vete, dhe qëndrojnë veprat e tij. Nesë ka bërë mirë lum për të ç’farë do të jetë dhe çfarë e pret, dhe nëqoftëse nuk ka bërë mirë, I rroftë angazhimi për trashëgimtarë, dhe sa raste ka pasur që njerëzit kanë filluar të zihen pa u mbuluar, I ati ose e ëma, për trashgimninë e tij, për pronat e tij, për pasurinë e tij, gjëra që janë regjistruar ,Zoti na ruajtë.

Thotë Enes Ibnu Malik r.a.se I Dërguari I Allahut s.a.v.s. I këshilloi një ditë njerëzit për këtë realitet, dhe I porosiste vazhdimisht njerëzit për këtë realitet tha: Sikur ta dinit o ju njerëz atë që di unë do të kishit qeshur shumë pak dhe do të kishit qarë më shumë. Profeti I Zotit e dinte shumë mirë se çfarë e pret njeriun, çfarë e paraprin njeriun, sepse I kishte parë, për ne është e fshehtë po për atë nuk ishte e fshehtë. Ai kishte parë dhe kishtë dëgjuar dhe ishte lajmëruar prej Zotit xh.sh. dhe sa e sa momente ai I kishte lajmëruar shokët e tij s.a.v.s.

Më pas Zoti xh.sh. I drejtohet njerëzve dukë I thënë: Po do ta dini dhe do ta njihni shumë mirë, dhe përsëri po ua përsëris dhe do ta dini shumë mirë këtë të vërtetë. Njeriu do ta njohë, do ta kuptojë, do ta kuptojë në momentin kur do të dëgjojë njerëzit që do të largohen nga varri I tij dhe do ti vinë dy Melaikë, ose do të jenë Melaike te mëshires së Zotit xh.sh. që do ta pyesin me mirësi dhe rehati, do ta përshëndesin e varri I tij do të ndriçohet, Melaiket do ta përshëndesin me selam, dhe do ta pyesin me tre pyetjet e njohura, ose ndryshe do t’i ngushtohet varri, dhe do ti vinë dy Melaike të zymta dhe të errëta, ngjyra e të cilave është blu e errët, Zoti na ruajtë! Aty njeriu do ta kuptojë, dhe prapë do ta kuptojë më mirë në Ditën e Gjykimit, në atë moment kur njerëzit do të shohin Xhehenemin I cili I vërsulet fushës se Mahsherit. Thotë Muhamedi s.a.v.s: Do ti vërsulet Xhehenemi njerëzve Ditën e Gjykimit, Xhehenemi ka shtatëdhjetë e dymijë frerë, në çdo frerë ka shtatëdhjetë e dymijë Melaike që e mbajnë, dhe do ti vërsulet njerëzve Ditën e Gjykimit derisa të futet në tokën e Mahsherit,në atë moment nuk do të mbetet Melek prej Melaikeve të Zotit, nuk do të mbetet Pejgamber prej Pejgamberëve të Zotit, dhe nuk do të mbetet njëri prej njerëzve që Zoti xh.sh. ka krijuar vetëm se do të ulet në gjunjë prej frikës. Do të shohësh çdo popull në gjunjë atë Ditë. Aty njerëzit do ta kuptojnë më mirë, do ta kuptojnë më mirë se ajo që Zoti paska lajmëruar paska qenë e vërtetë, dhe se ky burrë Muhamedi s.a.v.s. nuk ka folur nga vetja e tij, çdo gjë që e ka thënë e ka thënë me inspirim nga Zoti xh.sh.

Thonë dijetarët e tefsirit Zoti i Mëshiroftë: Këto dy ajetet përfshijnë të dyja grupet, grupin e pabesimtarëve hërën e parë, dhe grupin e besimtarëve herën e dytë. Sikur Zoti xh.sh. u drejtohet të dyja kategorive dhe iu thotë: Ju do të shihni do ta dini këtë të vërtetë, dhe do ta kuptoni se çdo të ndodhë, po edhe ju o Besimtarë që keni vuajtur në jetën e asaj bote, dhe jeni dënuar në jetën e asaj bote, dhe I jeni përkushtuar Zotit xh.sh, jeni lodhur e lodhur në jetën e asaj bote do ta kuptoni, do ta kuptoni se e gjithë lodhja dhe mundimi I kësaj bote nuk është agjë, një futje në Xhennetin e Zotit xh.sh. e bën njeriun që ti harrojë të gjitha dhimbjet dhe mundimet e kësaj bote, ashtu siç dhe një futje në Zjarrin e Xhennemit do ta bëjë njeriun që ti harrojë të gjitha mirësitë të jetes së kësaj bote, të gjitha kënaqësitë të kësaj bote, një futje në Xhehenem, një zhytje e vetme, e si do jenë ata njerëz që do të jetojnë në të me vite të tëra, si do I bëhet halli për ata njerëz që do të jetojnë me shekuj të tërë, dhe si I bëhet halli për ata njerëz që aty do të jenë përjetësisht, Zoti na ruajtë prej Zjarrit të Xhehenemit.

O Allah ne kemi ardhur në këtë ditë Xhumaje se besojmë te Ty, dhe shpresojmë Mëshirën Tënde, na ruaj o Zot prej Zjarrit të Xhehennemit, o Allah ne, diellin e kësaj bote nuk e durojmë, zjarrin e kësaj bote nuk e durojmë, vapën e kësaj bote s’durojmë, e jo më të durojmë Zjarrin e Xhehennemit. O Allah na përfshi me Mëshirën tënde të pafund, o Zot ne besojmë se Mëshira jote e ka kapluar zemërimin dhe hidherimin Tënd, o Zot ne besojmë se jemi mëkatarë dhe gjynahqarë, po prapë besojmë tek falja jote dhe Mëshira jote se Ti veten Tënde e ke quajtur I Gjithëmëshirëshmi. O Allah na Mëshiro me Mëshirën Tënde, o I Gjithëmëshirëshmi i Mëshiruesve.Thotë Zoti xh.sh. sikur ta dinit ju, sikur ta njihnit ju të vërtetën, e vërteta ku është në librat e filozofisë, apo në librat e mjekësisë, apo në librat e historisë. Sikur ta dinit ju dhe ta njihnit të vërtetën ashtu siç duhet me e njohur padyshim që do ta shihni një ditë premtimin e Zotit. Kështu që njeriu kalon disa faza në jetë, kalon fazën e dyshimit ka s’ka si është puna etj, pastaj kalon një fazë tjetër që është faza ku e ndan të bardhën nga e zeza ka apo s’ka, ka Zot apo nuk ka Zot, ka botë tjetër apo nuk ka botë tjetër vjen një moment që njeriu e ndan. Në momentin që e ndan dhe zgjedh për veten e tij ose të “vështirën” ose “të lehtën”, do ta shohë premtimin e Zotit në botën tjetër. Xhenneti thotë Muhamedi s.a.v.s: është I rrethuar me gjëra të vështira, ndërsa Xhehennemi është I rrethuar me qejfe dhe me epshe, kështu që njeriu e ka më të lehtë të zgjedhi rrugën e Xhehennemit në jetën e kësaj bote.

Ndërsa e ka shumë të vështirë ti futet rrugës se Xhennetit,se nuk është e lehtë të cohesh në mëngjes të falësh sabahun në kohën e vet, nuk është e lehtë për njeriun të largohet prej iks harami apo ypsilon harami etj, nuk është e lehtë për njeriun që të agjërojë, nuk është e lehtë për njeriun që të japi prej pasurisë se tij për ata që e meritojnë nuk është e lehtë. Mirëpo në momentin që njeriu është prej Xhenetlive të gjitha këto nuk I ka asgjë. Madje nëse bësimtarit I ikën namazi nga koha e vet duket sikur qielli I shtatë I ka rënë në kokë,sepse është krijuar për Xhennet dhe punët e Xhennetlive për atë janë shumë normale. Dhe në momentin që pengohet prej diçkaje qoftë dhe jashtë dëshirës së tij nga punët ë Xhennetit I duket shumë e madhe dhe e rëndë.

Ndërkohë ai që është krijuar për diku tjetër ai e ka shumë të lehtë të mos falet, ai e ka shumë të lehtë të mos lutet, ai e ka shumë të lehtë të hajë haram, të veshë haram dhe të jetojë në haram etj. Por themi:kur Zoti e paska krijuar këtë për Xhennet dhe atë për Xhehennem, themi se Zoti e ka ditur se ky do të veprojë si Xhenetli,se dija e Zotit është absolute, e ka krijuar këtë tjetrin për Xhehenem se Zoti me dijen e Tij absolute e ka ditur se ky njeri do të meritojë Xhehennemin.

Thotë Zoti xh.sh: Ne nuk I kemi bërë padrejtësi njerëzve, por kanë qënë njerëzit ato të cilët I kanë bërë padrejtësi veteve të tyre. Atëherë njeriu kalon disa faza: faza e dyshimit, faza e prekurisë e prek dhe nëse njeriu kalon këto faza vjen faza tjetër që është faza e shikimit. Do të shohë të gjitha ato gjëra që ne muslimanët I kemi besuar si botë e fshehtë, Melaiket, xhinet, jeta e varrit, Xhenneti, Xhehennemi, ura e Siratit, peshorja e veprave, shpërndarja e Librave, takimi me Zotin Ditën e Gjykimit, dhe shikimi I Zotit në Xhennetet e Zotit Allahu na bëftë prej atyre njerëzve dhe të gjitha këto njeriu do ti përjetojë dhe do ti shohë Ditën e Gjykimit. Allahu na bëftë prej të lumturuarve në këtë botë dhe në jetën e botës tjetër.

Thotë Zoti xh.sh: E kur të dilni përpara Zotit, normalisht do të pyeteni për çdo të mirë që Zoti ua ka dhenë në jetën e kësaj bote. Falendërojmë Allahun xh.sh, dhe duke Falenderuar dhe Lavdëruar Allahun me këtë mjaftohemi, mirësitë dhe bekimet e Zotit qofshin mbi më të përzgjedhurin nga të gjithë njerëzimin Muhamedin s.a.v.s, dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit. Transmetohet se ka qenë një burrë bashkë me Khalifin e njohur Omer Ibnul Abdulaziz, dhe ky burri lexoi pranë prijësit të besimtarëve Omer Ibnu Abdulazizit këtë ajet Kur’anor, këtë sure, dhe normalisht Omer Ibnu Abdulazizi që shumë prej dijetarëve e kanë numëruar si Khalif- Profetik, me kuptimin pasues I Khalifëve të drejtë Allahu e Mëshiroftë. Nuk kishte për Omer Ibnu Abdulazizit në këto momente vetëm se një drithërim rrënqethje dhe përkujtim. Normalisht Omer Ibnu Abdulazizi ka qënë I çuditshëm dhe jeta e tij ka qënë e mbushur me momente të tilla. Nuk është për tu ndalur në momentet e jetes së tij porse ndikimi I njerëzve nga kuptimi I domethënieve të Kur’anit Famëlartë.

Thotë Zoti I Madh: E më pas kur të dilni përpara Zotit Allahu do t’iu pyesë për të gjitha mirësitë që ju ka dhenë. Më pas për të pyetur ndonjërin prej njerëzve dhe do i thuhet sa pasuri të ka dhenë Zoti xh.sh, sa mirësi të ka dhenë Zoti xh.sh, dhe do të fillojë t’i numërojë një, dy, tre, katër pesëmbëdhjetë, tridhjetë e me radhe dhe pastaj do të vijë një moment që njeriu nuk do di t’i numërojë më mirësitë. Në qoftëse do të donit t’i numëronit mirësitë e Zotit nuk do të mundeshit.

A e di ti o vëllai im, a e di ti o motra ime,se sa herë që mer frymë është mirësi e Zotit, mos të duket gjë aftësia jote, a e di ti se sa herë rreh zemra jote dhe nuk pushon është mirësi e Zotit, a e di ti se sa herë shikon dhe kthehet shikimi është mirësi e Zotit, a e di ti se sa herë veshi yt i kap tingujt e zërit dhe I kthen është mirësi e Zotit, a e di ti se sa herë ushqehesh është mirësi e Zotit ?. Dhe ti ke për tu pyetur, do të pyetesh për jetën tënde se si e ke kaluar, do të pyetesh për rininë tënde se si e ke çuar, do të pyetesh për pasurinë tende se si e ke fituar dhe si e ke shpenzuar, dhe do të pyetesh për dijen tende se sa I kë qëndruar besnik asaj. Do të pyetet njeriu për shëndetin, do të pyetet njeriu për kohën bosh, do të pyetet njeriu për mirësitë që I ka dhenë Zoti, a e ka ditur se janë prej Zotit, a e ka falenderuar Zotin, do të pyetet njeriu për gjynahet që ka bërë ai është penduar Zotit apo jo,sepse nëse I është penduar sinqerisht nuk quhet më mëkat por quhet mirësi. njeriu duhet të përgatitet sepse Ditën e Gjykimit o vëllezër dhe motra do të ketë shumë njerëz që do ti thonë Zotit: O Zot më kthe dhe një herë që të punoj më mirë se sa çkam bërë, jo kurrë nuk ndodh më ajo dëshirë e juaja , nuk është gjë tjetër vetëm se një një fjalë goje e asgjë nuk ndodh. Kështu që njeriu duhet të përgatitet që të mos jetë prej atyre njerëzve që do të thotë: o Zot më kthe dhe një herë.

Prandaj mos u angazho për atë që nuk është e dobishme për ty, angazhou për atë që është e dobishmë për ty. Dhe angazhimi më I mirë I njeriut është angazhimi I shpirtit të tij me adhurimin e Zotit xh.sh, I zemrës së tij me përkushtimin ndaj Zotit xh.sh, dhe I trupit të tij me përgjërimin përpara Zotit xh.sh, dhe shprehjet për nevojën për Allahun xh.sh, dhe dobësinë e tij përpara Madheshtisë dhe Fuqisë se Zotit xh.sh, dhe falendërimi I Zotit për mirësitë dhe begatitë e Tij të panumërta, dhe shprehja e këtyre mirësive dhe begative të Zotit xh.sh. O biri I Ademit jeta jote nuk është gjë tjetër vetëm se një grumbull ditësh, dhe sa herë që ikën një ditë dije se ka ikur një pjesë nga jeta jote, dhe mos harro se ditët janë të shkurtëra, një ditë që ka mbaruar që nuk ke çfarë të studiosh vetëm se me pendim, një ditë që do të vijë që nuk e di a do ta arrish apo jo, dhe ditën që po e jeton atë shfrytëzoje dhe mos u huto. Dhe mos u bëj prej atyre të cilët Zoti xh.sh. ka thënë: El Haku Mutekathur, mos u bë prej këtyre njerëzve po bëhu prej atyre njerëzvë për të cilët Zoti xh.sh. ka thënë në Kur’an: Në të tilla gjëra lë të garojnë garuesit Allahu na bëftë pre garuesve, Allahu na bëftë prej atyre njerëzve që e kuptojnë pse Zoti i ka sjellë në jetën e kësaj bote, Allahu xh.sh. na nxjerrtë prej hutisë dhe gafletit ( hutimit) që e kaplojnë ndonjëherë njeriun dhe hutohet nga qëllimi I tij kryesor.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit