9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

El Capo u shkruan liderëve të ISIS-it

Më të lexuarat

Udhëheqësi i arratisur i një nga kartelave më të mëdha të drogës meksikani Joaqin Guzman El Capo thuhet se u ka dërguar një letër kërcënuese anëtarëve të ISIS-it

Ai ka adresuar letrën liderit të organizatës Ebu Bekr Al- Baghdadi gjoja se xhihadistët kanë shkatërrua njërën nga dërgesat e kartelit të tij

Shefi i kartelit Sinaloa tha se është e qartë se shteti islamik ka bërë një gabim duke shkatërruar ngarkesat e drogës .

“Ju nuk jeni ushtarë. Njerëzit e mi do t’iu shkatërrojnë. Zoti juaj nuk mund të iu ruajë nga terrori që njerëzit e mi mund të bëjnë ndaj juve nëse vazhdoni t’i prekni operacionet e mia”, thuhet në letrën që ka shkruar El Capo e publikuar në websajtin cartelblog.com.

Deri më tani nuk konfirmohet autetinciteti i letrës.

El Capo është bërë njëri ndër dilerët kryesorë të drogës në vitin 2003, besohet se ai tetë vjet më vonë ka zëvendësuar Pablo Escobar, dileri më i njohuri në botë.

El Capo e kërkon Meksika, Interpoli dhe SHBA që kanë dhuruar pesë milionë dollarë shpërbli m për informatat se ku fshihet ai.

Këtë vit El Capo ka ikur nga burgu nëpërmes një tuneli të gjatë 1.5 kilometra që anëtarët e kartelit të tij e kanë paguar 50 milionë dollarë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit