5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ekstremizmat në lidhje reciproke

Më të lexuarat

Përmbajtja

Dikush duke u munduar ta luftojë një ekstremizëm (atë fetar konkretisht, luftimi i të cilit është bërë modë dhe me profit shumëdimenzional) veçse e ushqen atë. Kjo, për arsye se përdor (jo vetëm) retorikë që nxit urrejtje, zhvendos vëmendje dhe kultivon logjikë linçuese për kategori të caktuara të shoqërisë që në të gjitha mënyrat është dëshmuar dëlirësia e tyre. Disa shfrytëzojnë çdo alarm për të shprehur mllefin, për të sharë e ofenduar duke kthyer vëmendjen andej kah nuk është faji. Edhe ky është ekstremizëm i llojit të vet, madje shumë i rrezikshëm sepse shndërrohet në ushqim dhe burim energjie për atë të llojit të parë.
Nuk jam i befasuar nga një “shkrim” që na doli kundër ushtrisë së Kosovës, nga një portal pa nënshkrim (anonim), e të cilit i dhanë më shumë famë disa të pamend që me pompozitet e përhapën dhe shfrytëzuan rastin të qërojnë hesapet edhe një herë me hoxhallarët ngase gjykatat kosovare nuk e paskan bërë punën si duhet.
Ata që në emër të Islamit shkruajnë dhe veprojnë kundër paqes, sigurisë, harmonisë e rehatisë në Kosovë e gjetiu, janë më të pathirrurit të flasin në emër të Islamit. Mbase, për këtë edhe parapëlqejnë të mbeten anonimë, ngase u mungon legjitimiteti. Por edhe këta të tjerët që, ndryshe nga të parët u dihen emrat, nuk janë më të mirë, ngase edhe këta godasin paqen, rehatinë, harmoninë, kohezionin shoqëror, madje edhe dinjitetin dhe bindjet e njerëzve duke sulmuar kolektivisht.
Për çudi, të dy llojet e ekstremistëve kanë të përbashkët një shënjestër: hoxhallarët, bile ata që kanë kaluar faqebardhë filtrat e (pa)fajësisë.
Hajde, së bashku të luftojmë të gjitha llojet e ekstremizmit që na kërcënojnë.
Hoxhë Ekrem Avdiu
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit