12.2 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ekstradoni Gylenin fillimisht: Përgjigja e Erdoganit ndaj thirrjes së Trumpit për lirimin e pastorit nga SHBA

Më të lexuarat

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha të shtunën se SHBA duhet të ndjekë detajet e traktatit të ekstradimit me Turqinë dhe të nderojë kërkesën e presidentit për të ekstraduar klerikun Fethullah Gulen nëse Uashingtoni do prej Ankarasë të lirojë pastorin amerikan Andrew Brunson, i cili është në burg në Turqi që nga tetori 2016.

Të mërkurën, Presidenti i SHBA Donald Trump shprehu mbështetje për lirimin e Brunson. Pastori, i cili udhëhoqi një kishë protestante në Turqinë jugperëndimore, u arrestua me akuza se ndihmonte një grup të akuzuar për orkestrimin e grushtit të shtetit të 15 korrikut 2016 në Turqi. Trump, në mënyrën e tij zakonore, shkroi në Twitter se Brunson “është persekutuar në Turqi për asnjë arsye”.

Erdogan tha në kanalin televiziv turk NTV se nëse Uashingtoni do nga Ankaraja të lirojë Brunsonin, ai duhet të ekstradojë Gulen në Turqi.

“SHBA qëndron prapa [Gylenit],” tha Erdogan, duke deklaruar se “nëse doni Brunson, shikoni hapat që keni marrë në të kaluarën. Pse nuk e deportoni këtë njeri në përputhje me traktatin e ekstradimit?”

Gjyqi Brunson filloi të hënën në Izmir. Brunson, i cili përballet me 35 vjet burg nëse dënohet, i mohon të gjitha akuzat.

Të premten, një grup dypartiak prej 66 senatorësh amerikanë, të udhëhequr nga Thom Tillis (R-NC) dhe Jeanne Shaheen (D-NH), i dërguan një letër Erdogan, duke kërkuar lirimin e pastorit amerikan “të burgosur padrejtësisht”.

Gyleni aktualisht jeton në shtetin amerikan të Pensilvanisë.
Pas përpjekjes së grushtit të shtetit, ku 240 njerëz ishin të vrarë dhe rreth 2,000 të plagosur, Ankaraja dërgoi dokumente në Uashington për të mbështetur kërkesat e saj për ekstradimin e Gylenit.

Media raportoi duke cituar zyrtarët amerikanë në gusht 2016, se provat turke në lidhje me veprimet e Gulenit nuk ishin të lidhura me grushtin e shtetit dhe se Uashingtoni do të refuzonte kërkesat e Erdoganit./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit