10.6 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Ekstradimi i “gulenistëve”, ambasadori turk: Bisedimet Shqipëri-Turqi mjaft pozitive

Më të lexuarat

Ambasadori turk në Tiranë deklaroi se mes Shqipërisë dhe Turqisë vijojnë bisedimet për ekstradimin e përsonave të lidhur me Fetullah Gulen. Dhe këto bisedime sipas diplomatit turk janë tepër pozitive mes dy shteteve. Pas grushtit të Shtetit, Turqia i ka dërguar disa vendeve, ku bën pjesë edhe Shqipëria, një listë me emra për tu ekstraduar me akzuën për lidhje me organizatën Feto.

“Nëse Shqipëria do të deportonte shtetas turq drejt Turqisë, në të njëjtën mënyrë sic bëri Kosova do të thoja se kjo do të pengonte seriozisht negociatat”



Pak ditë më parë raporteri për Shqipërinë Knut Fleckenstain bëri këtë paralëjmërim për të mos përsëritur të njëjtin gabim që bën autorietet kosovare me ekstradimin e personave të ashtëquajtur si bashkëpunëtorë të Fetullah Gulen.

Por vetëm një ditë pas rekomandimit nga KE, ambasadori turk jep një sinjal pozitiv përsa i përket atyre që ai i quajti bisedime me qeverinë shqiptare e cila ka prej kohësh mbi tavolinë  një listë me emra konkretë personash që duhet të ekstradohen në Turqi. I pyetur nga Ora News, ambasadori turk në Tiranë Murat Ahmet YORUK u shpreh se vijojnë diskutime pozitive mes dy vendeve.

 “Përpjekjet mes Shqipërisë dhe Turqisë në lidhje me largimin e personave të lidhur me organizatën Feto janë mjaft pozitive. Qeveria shqiptare, ka qënë ndër të parat që e ka dënuar grushtin e shtetit dhe në këtë mënyrë e ka mbështetur qeverinë turke. Nuk do të lejojmë që organizata Feto të prishë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Turiqisë. Edhe pse persona të lidhur me këtë organizatë po bëjnë propagandë të errët për të shtrembëruar qëllimet tona në Shqipëri”

Në tetor të vitit të kaluar Gjykata e Durrësit refuzoi ekstradimin e shtetasit turk Muhammet Yasir Aydoğmuş, ndaj të cilit kishte një fletëarresti nga autoritetet turke, i dyshuar për përfshirje në akte terroriste, si pjesë e organizatave të klerikut Fejtullah Gylen.

Në një tryezë për marrëdhëniet Shqipëri-Turqi ambasadori turk vlerësoi marrëdhëniet qindravjeçare që ekzistojnë midis dy vendeve. Ambasadori turk ka garantuar se vendi i tij mbetet  partner i dytë strategjik në fushën ekonomike në vend.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit