5.5 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Eksport-importet nga/drejt Durrësit, kryesisht me Turqinë, Rusinë etj.

Më të lexuarat

Eksport-importet me Turqinë, Rusinë dhe Italinë nga/drejt portit të Durrësit zënë më shumë se gjysmën e volumit të mallrave të përpunuara në 6-mujorin e parë të këtij viti.

Sipas të dhënave të Sektorit të Statistikave në Autoritetin Portual Durrës (APD), në vendin e parë për shkëmbimin e mallrave është Turqia, me 24% të vëllimit të përgjithshëm të mallrave që përpunohen në Durrës, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë, ndodhen Rusia dhe Italia, me përkatësisht 17 dhe 13%.

Nga të njëjtat të dhëna mësohet se Malta, Greqia dhe Libia shkëmbejnë me anijet që nisen nga/drejt Durrësit, secila nga 7% të vëllimit të përgjithshëm të mallrave, ndërsa me nga 3% ka një sërë vendesh të tjera, si Spanja, Ukraina, etj.
Rusia me 29%, Turqia me 19% dhe Greqia e Italia janë vendet nga të cilat mbërrijnë më shumë mallra importi, ndërsa gjysma e mallrave të prodhuara në Shqipëri shkojnë në portet e Italisë, 40% të tjera në Maltë, 8% dhe 2% përkatësisht në Turqi dhe në Francë.

Në portin e Durrësit janë përpunuar në 6-mujorin e parë të këtij viti afro 1 milion e 826 mijë tonë mallra me anije dhe tragete.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit