20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Ekspertët: Adriatiku, ndër detet më të ndotura në Evropë (dhe kroatët që ankohen për shqiptarët)

Më të lexuarat

Grumbullimi i mbeturinave plastike në fund të detit Adriatik është ndër më të mëdhatë në Evropë – është konstatuar së fundi nga ekspertët.

Mbeturinat në Adriatik kanë ardhur nga rreth katër milionë njerëz që jetojnë përgjatë brigjeve të saj, dhe ky numër gjatë sezonit të verës rritet pothuajse gjashtë herë – saktësoi një ekip ndërkombëtar ekspertësh në një studim të botuar në revistën “Deti dhe Ndotja”, raportojnë mediat kroate, të cilat po e vuajnë më së shumti këtë fenomen, gjithnjë duke fajësuar Shqipërinë.

Siç u tha, një problem i veçantë i Adriatikut është se është një det mjaft i vogël, i cekët dhe gjysmë-mbyllur brenda atij mesdhetar, ku ndarja është me ngushticën e Otrantos, të gjerë vetëm 80 kilometra.

Siç thuhet, në Kroacinë jugore, shumica e mbetjeve plastike, rreth 90 për qind, vijnë kryesisht nga Shqipëria me anë të rrymave dhe erërave.

Pero Tutman nga Instituti i Oqeanografisë dhe Peshkimit në Split (IZOR) thotë se 70 deri 80 përqind e mbeturinave në det vjen nga toka, ndërsa pjesa tjetër vjen nga deti e transportit, aktivitetet turistike, turizmit detar, peshkimi dhe platformat në det të hapur.

Koha e shpërbërjes në det trë plastikës është 450 vite, e kanaçeve të aluminit deri 200 vite, duri në 13 vite dhe letra dy deri në katër javë. /tesheshi.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit