7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Eksperiment interesant në prag të vdekjes – LEXOJE

Më të lexuarat

Një doktor në fushën e psikologjisë, bëri një eksperiment të çuditshëm dhe të rrallë për nga lloji i tij. Ai nënshkroi një marrëveshje me disa të burgosur të dënuar me vdekje, për të vërtetuar një hipotezë të tij. Të burgosurve do u jepej një shumë e madhe dëmshpërblimi, nga e cila sigurisht do të përfitonin të afërmit e tyre, pasi ata vetë do të vdisnin. Gjithashtu, atyre do tu regjistroheshin emrat si kontribues për rezultatet e këtij studimi.
I gjithë ky eksperiment, do të bëhej i koordinuar me gjykatën e lartë dhe në prezencën e një sërë shkencëtarëve të kësaj fushe.
Profesori në fjalë, e mori njërin nga të burgosurit e dënuar me vdekje dhe e uli në një karrige, ku do do të bëhej ekzekutimi i tij nëpërmjet hemoragjisë së gjakut. Të burgosurit, i ishte thënë se do ia prisnin damarët e duarve dhe do e linin ti kullojë gjaku, për të studiuar ndryshimet që pësonte trupi gjatë këtij procesi deri në vdekje.
Të burgosurit ia mbyllën sytë, pastaj i vendosën disa gypa rreth qafës, tek zemra dhe tek dy kyçet e duarve. Në këto gypa, do të qarkullonte ujë i ngrohtë në temperaturën e gjakut të trupit. Uji do të pikonte në dy enë të vendosura në drejtimin e duarve. Pikat e ujit që do të pikonin nga gypat, do të lëshonin të njëjtin zë që lëshon dhe gjaku po të rridhte nëpër to.
Filloi eksperimenti me prerjen (gjoja) të damarëve të dorës të burgosurit të parë. Në fakt, personit të burgosur nuk iu prenë damarët, por thjesht një prerje e lehtë, sa për ti lënë të nënkuptohej se ishte prerë. Në vend të gjakut, do të rridhte uji i gypave.
Disa minuta më pas, studiuesit vunë re një zverdhje në fytyrën dhe gjymtyrët e të dënuarit, e shoqëruar me kontraktime të herë pas hershme.
Pak më vonë, ata u befasuan kur vunë re se i dënuari kishte vdekur!!!
Po, kishte vdekur për shkak të imagjinatës së tij, edhe pse nuk kishte humbur as dhe një pikë gjak nga trupi.
Më e çuditshmja, ishte se ai vdiq në të njëjtën kohë që do të vdiste dikush tjetër po ti ishin prerë damarët realisht dhe të ishte lënë të rrjedhë gjak deri në vdekje.
Truri i këtij njeriu u kishte dhënë të gjithë organeve dhe gjymtyrëve urdhëra që të ndalojnë së punuari, si formë përgjigjeje ndaj imagjinatës së tij, njëlloj siç i përgjigjen diçkaje të vërtetë!!!
Prandaj, bëni kujdes me imagjinatën tuaj!
I gjithë organizmi juaj, reagon në mënyrë perfekte sipas imazhit të krijuar në imagjinatën tuaj. Një fjalë e urtë arabe thotë:”Mos u shtirni si të sëmurë, sepse sëmureni me të vërtetë dhe për pasojë vdisni!”
Mesazhet e trurit, pozitive apo negative qofshin, janë ato që përcaktojnë linjën që do të ndjekim në jetë.
Ka njerëz që kanë arritur të vetëshërohen nga sëmundje të rënda, falë energjisë së pavetëdijes, prandaj mos e neglizhoni atë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit