15.9 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Ekskluzive: Përcillni edhe shqip fjalimin e Ahmet Davutogllut (Video)

Më të lexuarat

Te nderuar të pranishëm, përfaqësues të mediumeve…

Në fillim, në cilësinë e Kryeministrit të Republikës së Turqisë dhe Kryetarit të Përgjithshëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, e përshëndes me nderim popullin turk.

25 viteve të fundit vendi është duke kaluar në një proces, në të cilin janë kaluar kthesat më kritike të historisë moderne. Shërbimi ndaj popullit tonë të shenjtë, qoftë si akademik, si kryekëshilltar i Kryeministrit dhe Ambasador, si ministër i Jashtëm dhe, së fundi, si Kryeministër, në këtë periudhë kritike prej 25 viteve ka qenë krenaria më e lartë për mua.

Duke e lutur Allahun që në mënyrë më meritore të na i vlerësojë veprat e bëra, sot gjendem këtu pranë jush. Siç e dini, më 24 gusht 2014 në Kongresin e Parë të Jashtëzakonshëm të partisë sonë, nga kryetari i përgjithshëm dhe themeluesi i partisë, nga lideri ynë Rexhep Tajip Erdogan, e trashëgova një amanet të shenjtë. Pikat e cekura në fjalimin e ceremonisë së trashëgimit të këtij amaneti çdo herë kanë qenë parime, të cilat i kam pasur parasysh edhe në jetën time, por edhe në periudhën e kryerjes së detyrës së Kryeministrit.

Sot, kur e vlerësoj të kaluarën, mendoj që aspak nuk jam larguar nga këto parime dhe me të gjitha forcat jam munduar për zbatimin e tyre, andaj mendoj se populli ynë i shenjtë është dëshmitar i kësaj. Të gjitha ngjarjet që i përjetuam në këtë periudhë kanë ndodhur nën dëshminë e historisë dhe popullit tonë. Tani, sot, në gjendjen që jemi, mendoj se duhet së bashku ta bëjmë një vlerësim të së kaluarës dhe t’i shprehim mendimet tona në lidhje me vizionet e së ardhmes.

Ky proces prej 20 muajve mund të vlerësohet në tri periudha. Periudha e parë është periudha prej 24 gushtit 2014 deri më 7 qershor 2016 ose periudha e Qeverisë së 62-të. Sfida më e rëndësishme e kësaj periudhe ka qenë përgatitja e AK-Partisë për bashkim në të ardhmen pas një lideri karizmatik, i cili gjithashtu ka qenë edhe themeluesi ynë. Përvojat e së kaluarës politike na dëshmuan se me largimin e liderëve karizmatikë lind një zbrazëtirë dhe në këtë zbrazëtirë partitë dalëngadalë fillojnë t’i humbin karakteristikat e tyre. Synimi parimor i imi në këtë periudhë ka qenë mbrojtja e bashkimit dhe unitetit të partisë, e cila e përfaqëson edhe fatin e Republikës së Turqisë – AK-Partisë. Kujtoni ato ditë ku bëheshin shumë komentime dhe vlerësime të ndryshme në lidhje me vëllezërit tanë, të cilat e përfunduan mandatin e tretë. Me krenari mund të them se, falë Allahut, prej asaj periudhe deri më sot nuk kemi pasur asnjë dorëheqje në radhët e AK-Partisë, nuk ka pasur asnjë mosmarrëveshje mes vëllezërve tanë dhe nuk është larguar askush nga shtylla kurrizore dhe struktura e partisë. Kjo ishte një sfidë e rëndësishme. Ata që i dinë përvojat e partive, siç janë ANAP dhe DOGRU JOLL, me siguri që e respektojnë suksesin e arritur në këtë drejtim. Me këtë rast i falënderoj të gjithë miqtë që dhanë kontributin e tyre për këtë. Synimi im i dytë gjatë periudhës së qeverisë së 62-të ishte që shteti të shkojë në zgjedhje nën mirëqenie. Në vitin 2014 u organizuan zgjedhjet lokale dhe presidenciale. atëherë kishim pranë neve edhe zgjedhjet e përgjithshme të 6 qershorit. Vijuan pastaj aktivitet e strukturës paralele dhe ngjarjet në Siri dhe të gjitha këto krijuan një sfidë të rëndë për organizimin e zgjedhjeve në kushte të mirëqenies. U paraqitën shumë skenarë të kaosit. Falë Allahut, Qeveria e 62-të arriti që në kushte të mirëqenies ta çojë vendin në zgjedhje të përgjithshme. Pika e tretë ishte ajo që prej momentin e parë të trashëgimit të postit Kryeministër filloi një sfidë në fushën e sigurisë së shtetit. Këto veprime filluan me trazirat dhe rastet terroriste  të 6-7 tetorit, të cilat u justifikuan me ngjarjet e Kobanit. Atëherë e hartuam dhe zbatuam një plan gjithëpërfshirës për shërimin e plagëve, për tejkalimin e kësaj gjendjeje dhe për përgatitjen dhe parandalimin e ngjarjeve terroriste eventuale me përmasa edhe më të gjera. Synimi i katërt i kësaj periudhe ka qenë zbatimi i plotë i të gjitha investimeve të filluara në kohën e Kryeministrisë së Presidentit aktual dhe mbrojtjes së stabilitetit ekonomik të vendit. Disa ditë më parë të gjithë së bashku e përjetuam nderin e inaugurimit të urës “Osman Gazi”. Gjithashtu me krenari deklaroj se gjatë gjithë periudhave të Këshillave të Ministrave, që unë i kam udhëhequr, nuk ka pasur asnjë çapitje në datat e investimeve. Dhe, me programet e transformimit të shpallura në fund të vitit 2014 është caktuar korniza e re e ekonomisë sonë.

Periudha e dytë e këtij procesi ka qenë periudha më kritike. Kjo periudhë nuk ka qenë vetëm periudha më kritike e qeverisjeve që i kam udhëhequr, as qeverisjeve të AK-Partisë, por ka qenë periudha më kritike e historisë së demokracisë turke. Periudha mes 7 qershorit-1 nëntorit ishte periudha më kritike, sepse pas një stabiliteti prej 13 vitesh partia ynë AK-Parti nuk arriti ta fitojë shumicën absolute dhe u krijua një kohë e mjegullt, ku të gjithë çakejtë dolën në mejdan. Të gjithë e dimë mbrëmjen e 7 qershorit. Në partinë tonë kishte hidhërim. Kishte shqetësim se çka do të ndodhte. Edhe pse fituam dyfish më tepër vota se partia e dytë, vërehej një drojë se a po humbim. Në këtë ndërtesë, në ballkonin e kësaj ndërtese, i cili përfaqëson një platformë të demokracisë, me 7 qershor, duke iu drejtuar anëtarëve të strukturave partiake e thashë atë që edhe ia pata përcaktuar si qëllim vetvetes: ngrijeni lart kokën, asnjë anëtar i strukturave të partisë të mos e përkulë kokën. Sot është dita kur AK-Partia përsëri do të thotë Bismilah. Me të vërtetë, pas 7 qershorit bëmë autokritikë, realizuam diskutime me këshillat, i vlerësuam hapet që duhej të merreshin dhe mendoj se të gjithë anëtarët e partisë do të dakordohen me këtë – nuk lejuam të ndodhë asgjë që do të na i përkulte kokat në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve të 7 qershorit. Çdoherë e mbajtëm kokën lart.

Një fjalë tjetër që e dhamë këtu në 7 qershor ishte kur premtuam se për asnjë moment nuk do ta lëmë këtë shtet pa qeveri. Falë Allahut, jam para jush, dhe çdo gjë u bë nën dëshminë tuaj. ata që shpresonin se do të ketë kaos dhe krizë, që nuk do të ketë qeverisje, që do të dobësohet vullneti, u përballën me një vullnet të çeliktë. Nuk patëm aspak mëdyshje në marrjen e asnjë vendimi. As një sekondë nuk e lëmë Turqinë pa qeveri. Ishte një periudhë e vështirë. Një qeveri e cila nuk kishte shumicë absolute në parlament, një qeveri e përkohshme u desh që t’i marrë vendimet më kritike. Një nga këto vendime ishte vendimi për luftën kundër terrorizmit. Me procesin që filloi pas sulmit më 20 korrik në Suruç, vijoi me sulmet e organizatave terroriste si ISIS, DHKPXH dhe PKK, ashtu që vendi ynë u ballafaqua me një sfidë të madhe terroriste, e cila arriti gati deri në shpallje të luftës. Në samitin e sigurisë të 23 korrikut të cilin e udhëhoqa unë, të gjitha njësive të sigurisë jua dhamë qartë këtë instruksion, të cilin gjithashtu e shënuam në evidencën e Kryeministrisë: pasi që grupet terroriste dhe fuqitë që qëndrojnë pas tyre i kanë shpallë luftë Turqisë, beteja do të vazhdojë deri sa të pastrohen të gjithë malet, fushat, luginat, lagjet, qytetet e fshatrat…. beteja jonë do të vazhdojë… Falë Allahut, në asnjë moment nuk kemi hequr dorë  nga lufta kundër terrorizmit. Inshaallah edhe pushtetet e ardhshme të AK-Partisë nuk do të tërhiqen aspak nga kjo betejë. Një nga qëllimet më të rëndësishëm të kësaj periudhe ishte që qeveria e 63-të ta shpijë në kushte të mirëqenies vendin në zgjedhjet e 1 nëntorit. Dhe, përkundër sulmit terrorist që ndodhi me 10 tetor në Ankara dhe provokimeve të tjera, arritëm që në mirëqenie të shkojmë në zgjedhje dhe arritëm të organizojmë zgjedhe të cilat në aspekt të zbatimit objektiv ishin të padiskutueshme. Gjithashtu arritëm një rezultat me të cilin mburremi: 85% pjesëmarrje, 97,5% përfaqësim dhe një qeveri e re e AK Partisë me fitore prej 49,5%. I falënderoj të gjithë anëtarët e partisë, funksionarët partiakë, si dhe popullit tonë të nderuar për kontributin e dhënë në këtë sukses. Kështu filloi një periudhë e re, filloi një rrugëtim i ri 4-vjeçar dhe ne së bashku me miqtë tanë e përcaktuam kornizën e kësaj periudhe të re. Vendimi i parë që e morëm ishte ky: meqenëse populli na besoi, ne premtimet tona nuk do t’i zgjasim në një periudhë 4-vjeçare, por do t’i realizojmë për 3 muaj. Dhe, përsëri tani, si një qytetar i Republikës së Turqisë, duke dhënë llogari qëndroj para jush me qetësinë dhe krenarinë e realizimit të të gjitha premtimeve për 3 muaj. Ky me siguri është një shembull i rrallë në historinë e demokracisë. Në këtë drejtim, dua t’u falënderohem të gjithë miqve, ministrave tanë të nderuar, përfaqësuesve të ministrive dhe, në veçanti, grupit parlamentar për kontributin e dhënë, sepse ata mundësuan që të miratohen këto ligje.

Me sinqeritet mund të them se çdo premtim i dhënë në vizitat nëpër të gjitha 81 krahinat në periudhën mes 5 qershorit dhe 1 nëntorit është realizuar plotësisht. Një premtim tjetër i ynë kanë qenë reformat; reformat 3-mujore i realizuam, realizuam një pjesë të reformave 6-mujore dhe gjithashtu formuam këshilla, ndërsa ndërmorëm hapa të nevojshme në drejtim të reformës sonë më të madhe, që inshaallah një ditë do të realizohet – ajo është kushtetuta më civile dhe më liberale, një kushtetuta civile e cila do të shkruhet me vullnetin e Parlamentit të Madh të Republikës së Turqisë dhe popullit tonë.

U takuam edhe me liderët opozitarë dhe formuam komisione kompromisi, në të cilat morën pjesë edhe miqtë tanë dhe për ta mbaruar punën e cila u pengua me qëndrimin e partisë më të madhe opozitare, i vazhduam punimet në këtë drejtim në partinë tonë dhe me punimet e udhëhequra nga ana ime e përgatitëm terrenin për një kushtetute civile.

Shpresoj që edhe kjo reformë do të plotësohet sa më shpejt. Në drejtim në luftën kundër terrorizmit më 2 nëntor në samitin e sigurisë nën udhëheqjen time, me vendimin e marrë, filluan operacionet gjithëpërfshirëse në të gjithë krahinat kritike të Turqisë.

Duke filluar nga dhjetori në Surë, Silopi, Xhizre, Nusajbin, Derik, Vartum dhe shumë krahina tjera, falë Allahut, këto operacionet u zhvilluan me një sukses të madh dhe ne do të vazhdojmë edhe më tej. Me këtë rast e lus Allahun që t’i mëshirojë të gjithë dëshmoret që ranë për mbrojtjen e mirëqenies dhe sigurisë së popullit dhe për ardhmërinë e shtetit turk, ndërsa u shpreh ngushëllime familjarëve të tyre dhe veteranëve, të cilëve u uroj jetë të gjatë dhe të shëndoshë. Kjo luftë kundër terrorizmit do të vazhdojë derisa të arrihen rezultatet përfundimtare.

Një pikë tjetër e rëndësishme në periudhën e qeverisë së 64-të ka qenë krijimi i stabilitetit ekonomik në vend. Nuk do të hyjë në detaje, por me siguri të gjithë i dini të dhënat ekonomike dhe ajo Turqi për të cilën në fund të vitit të kaluar spekulohej se mund të ketë krizë ekonomike, destabilizim ekonomik, sot sipas të gjitha të dhënave ekonomike, jep shenja të shëndosha dhe në veçanti – përkundër spekulimeve – që me rritjen e pagës minimale mund të rritet inflacioni, inflacioni arriti nivelin në të ulët në 3 vitet e fundit. Kemi shenja edhe të rritjes së eksportit, si dhe në indeksin e sigurisë së konsumatorit, pra në të gjithë fushat e ekonomisë jemi duke e përjetuar një periudhë të shkëlqyer pranverore. E lus Allahun që ta shtojë bereqetin e ekonomisë sonë. Me këtë rast i paralajmëroj të gjithë qarqet që shpresojnë të krijojnë spekulime në lidhje me vendimin e marrë sot se, pavarësisht nga vendimi i marrë, kemi një qeveri e cila deri në momentin e fundit do të jetë në detyrë dhe askush të mos përpiqet të luaje me ekuilibrat e brendshme të ekonomisë sonë. Zbritja e shëndoshë e kursit duhet të vazhdojë dhe askush nuk duhet të ketë dyshim, sepse pushteti i fortë i AK-Partisë do të vazhdon në 4 vitet e ardhshme. Dhe, në veçanti dua t’i sigurojë edhe investitorët dhe qarqet ekonomike, që të mos kenë aspak dyshim në stabilitetin ekonomik të vendit. Në këtë periudhë gjithashtu morëm hapa në drejtim të aktivizimit dhe përforcimit të shtyllave themelore të politikës sonë të jashtme. Menjëherë pas formimit të Qeverisë, më 28 nëntor, pas 13 viteve përsëri u organizua samiti BE – Turqi dhe prej asaj dite organizuam edhe 3 samite dhe, në drejtim të pakos së shpallur, me veprimet në këtë periudhë arritëm që numrin e refugjatëve që migronin nga Turqia në ishujt e detit Egje, i cili në nëntor ishte rreth 7000, në ditët e fundit ta zvogëlojmë në numra dhjetore, afro 50-60. Pra, numri u zvogëlua në 1%. Në këtë drejtim, një sukses, një qëllim tjetër që shpresojmë se do të realizohet inshaallah është një e drejtë e qytetarëve tanë, që e meritonin gjatë kohë – liberalizimi i vizave. Dje në kuadër të vendimit të marrë në Komisionin Evropian, kjo arriti në një fazë të rëndësishme. Uroj që të jetë për hajr rekomandimi për liberalizimin e vizave ndaj vendit tonë dhe Bashkësisë Evropiane. Në këtë periudhë realizuam samite të rëndësishme. Samiti G–20, që u realizua nën patronazhin e Presidentit z. Erdogan, ishte një samit tejet i suksesshëm, pastaj muajin e kaluar e organizuam Samitin e Organizatës për Bashkëpunimin Islamik, ndërsa këtë muaj inshaallah do ta organizojmë Samitin Botëror Humanitar. Kështu u përpoqëm t’i realizojmë detyrimet në të gjitha frontet.

Gjatë gjithë kësaj periudhe motivi im kryesor ka qenë të ia jap hakun përgjegjësisë së rëndë, që m’u ka dhënë si Kryeministër i Republikës së Turqisë. Ashtu siç e theksoi edhe z. President në Kongresin e Jashtëzakonshëm, kjo ishte periudhë e presidentit të fuqishëm dhe kryeministrit të fuqishëm. Unë u mundova ta realizojë principin që atë ditë e caktoi z. Presidenti. Atë ditë z. Presidenti tha se nuk dëshiron një kryeministër që do të jetë vetëm “figurë”. Ky ishte një qëndrim dhe këshillë e drejtë. Unë e barta amanetin dhe ditë e natë u mundova që t’ia jap hakun postit Kryeministër i Republikës së Turqisë. Populli është dëshmitar i mundit tim. Në këtë drejtim, parimi im kryesor ka qenë mbrojtja e strukturës së fuqishme të partisë sonë. Duke i përfshirë edhe diskutimet e ditëve të fundit, dua ta theksoj qartë se nuk kam pasur ndonjë ndërhyrje individuale në emërim as në ndonjë degë ose nëndegë. Ashtu siç kanë funksionuar gjatë 12 viteve organet partiake, në të njëjtën mënyre është vepruar edhe në këtë periudhë. Partitë jetojnë falë traditave të tyre. Gjallërimin e kësaj tradite çdoherë e konsiderova si element themelor në mbrojtjen e këtij indi dhe isha besnik ndaj këtij parimi. Një tjetër aktivitet i rëndësishëm në këtë periudhë ishin vizitat e mia në të gjithë 81 krahinat. Nuk mbeti asnjë krahinë që nuk arriti hapi ynë. Dua t’i falënderoj të gjithë qytetarët tanë për mikpritjen në të gjitha krahinat. Në disa vilajete, si Vani dhe Shanllëurfa, realizova ka 7 ose 8 vizita. Kjo ishte një rezyme e shkurtë e punëve të bëra gjatë kryeministrisë time, kjo si një llogari e domosdoshme që duhet të jepet. Kurse detajet i dini të gjithë.

Të nderuar përfaqësues të mediumeve, qytetarë, të nderuar anëtar të AK-Partisë, partia jonë është në prag të një periudhe të re. Në kornizë të ngjarjeve dhe diskutimeve të fundit në Këshillin Qendror Vendimmarrës dhe Udhëheqës, si dhe pas diskutimeve të sotme në Këshillin Qendror Ekzekutiv, duke u bazuar në Nenin 70 të Statutit tonë mora vendim, që me 22 maj 2016 të shkojmë në Kongres të Jashtëzakonshëm. Siç e dini, Neni 70 i Statutit ia jep këtë drejtë Kryetarit të Përgjithshëm dhe unë si Kryetar i Përgjithshëm i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim me këtë rast po deklaroj se më 22 maj 2016 do ta organizojmë Kongresin e Jashtëzakonshëm të partisë. Tani me të drejtë në mendimet e juaja dhe të qytetarëve do të lind një pyetje për të cilën e kam për borxh të përgjigjem: “Kur i kemi parasysh punët e suksesshme të realizuara gjatë këtyre 20 muajve, kur kryetarët e përgjithshëm të partive të tjera – edhe pse i humbën zgjedhjet arritën t’i mbrojnë postet e tyre, ndërsa ne edhe pse fituan 49,5% të votave dhe e morëm përkrahjen e 24 milion votuesve, pse në kongresin e ardhshëm të jashtëzakonshëm nuk mendoni të kandidoheni përsëri për kryetar i përgjithshëm?”. Keni të drejtë në këtë pyetje. Dhe, gjithashtu dua të cek edhe një gjë që edhe ju e dini. Sipas të gjithë sondazheve të fundit, kjo përqindje pre 49,5 ka arritur deri në 52%-54%. Me këtë rast, në praninë e popullit tim dua të them që periudhat tona kanë qenë periudha të sukseseve. Prandaj ky vendim assesi nuk është marrë me ndonjë ndjenjë të dështimi ose prej ndonjë pendimi nga ndonjë hap i marrë nga ana ime. Detyrën time e kam kryer me dinjitet dhe ia kam dhënë hakun.

Po, pse e mora këtë vendim? Jeta ia mëson njeriut shumë sende dhe unë kam disa parime të cilat asnjëherë nuk i kam braktisur që nga jeta ime akademike deri më sot. Parimi i parë: Në periudhën e doktoratës synoja të bëhem profesor, por asnjëherë nuk u përpoqa për këtë derisa nuk besoja se ka ardhur momenti i vërtetë. Asnjëherë nuk kam kërkuar post dhe detyrë. Kryekëshilltarë i Kryeministrisë, Ambasador, ministër i Punëve të Jashtme dhe Kryeministër, të gjithë këto kanë qenë detyra të shenjta dhe ata që kanë dëshmuar gjatë kësaj periudhe e dinë se asnjërën nga këto unë nuk i kam kërkuar dhe për asnjë moment nuk kam lobuar ose t’i kem kërkuar këto detyra. Edhe sot nuk kam ndonjë kërkesë të tillë. Falë Allahut, edhe në kongresin e rregullt, po edhe në atë të jashtëzakonshëm, unë me konsensus u zgjodha kryetar i përgjithshëm dhe për këtë i falënderoj anëtarët e kongresit. Asnjëherë nuk do të mendojë të kandidohem në një vend ku nuk është arritur konsensus. Parimi i dytë: ndonjëherë më pyesin mua se cili është njeriu më i fortë në botë? Për mua njeriu më i fortë në botë është ai i cili është i pajtuar me vetveten. Ai i cili është i sigurt në veprimet e veta dhe ai cili kur ballafaqohet me zemrën e vetë, ndjenë paqe. Unë asnjëherë në jetë nuk e kam mbrojtur një vlerë, së cilës nuk i kam besuar dhe asnjëherë nuk jam tërhequr nga mbrojtja e vlerave të cilave u kam besuar. Me askënd s’kam bërë pazarllëk. Asnjëherë, duke u bazuar në vlerat dhe parimet e mia, nuk kam qenë në ndonjë pazarllëk për ndonjë post ose detyrë. Parimi i tretë: ekziston një fjalë e vjetër dhe shumë domethënëse: “Er rrefik kable tarrik” – para se të zgjidhni rrugën, zgjidheni bashkudhëtarin. Unë dua të jem i bindur që jemi gjoks me gjoks me bashkudhëtarët e mi dhe preferoj që në atë moment kur më nuk janë me mua, të ma tregojnë këtë. Në këtë drejtim, ajo që për së fundi ndodhi në Këshillin Qendror Vendimmarrës dhe Udhëheqës dhe vetë propozimi, nga aspekti i vlerësimit tim për metodat partiake, nuk kishte aq rëndësi dhe unë i pari e nënshkrova këtë propozim, por metodën e praktikuar nuk munda ta përputhi me karakteristikën e “refikut”. Ashtu që, nëse ishte me rëndësi “refiku” dhe qëllimi, të gjithë duhej ta bëjmë një vlerësim të vetvetes, edhe “refikët” e mi edhe unë. Dhe, pas këtij vlerësimi, pas diskutimeve të bëra, përfshirë këtu edhe me z. Presidentin dhe personat e tjerë ndaj të cilëve ndjej përgjegjësi dhe besoj në përvojën politike të tyre, për vazhdimin e bashkimit të AK-Partisë vlerësova se është më mirë të bëhet një ndryshim i Kryetarit të Përgjithshëm sesa i “refikut”. Sepse, ndryshimi i Këshillit Qendror Vendimmarrës dhe Udhëheqës të partisë sonë do të sillte diskutime të panevojshme dhe, në këtë drejtim, nuk mendoj që në këto kushte të kandidohem në në kongresin e ardhshëm. Partia jonë kongresin duhet ta bëjë në unitet, assesi nuk duhet të ketë diskutime, sepse fati i AK-Partisë nuk është vetëm më fati i AK-Partisë, por është fat edhe i Turqisë dhe gjeografisë sonë të përbashkët (shpirtërore). Këtë e theksova edhe në fjalimin në grupin parlamentar: si Kryetar i Përgjithshëm dhe një anëtar krenar i një ekipi që para pesë muajve arriti një fitore madhështore, e thashë këtë: do ta nëpërkëmbi egon time, do ta refuzoj çdo post, i cili mendohet që nuk mund të refuzohet nga ndonjë i vdekshëm, por asnjëherë nuk do ta thyej zemrën e një bashkudhëtari të kësaj lëvizje të shenjtë dhe nuk do të lejoj të hidhërohen këto zemra të pastra dhe të dëmtohet kjo lëvizje e pastër, e cila është shpresa e gjithë njerëzve të shtypur. Unë i mbeti besnik këtij fjalimi dhe hapat e mia të ardhshme do të jenë në këtë drejtim. Në këtë kontekst dua ta dinë të gjithë se do t’i respektoj pesë pikat themelore dhe asnjëherë nuk do t’i jap mundësi askujt që të spekulojë me këto pika. Këto janë pesë pikat, të cilat i kam kultivuar dhe do të vazhdojë me ato edhe në të ardhmen. Pika e parë janë lidhjet humane dhe vëllazërore me z. Presidentin. Në këtë drejtim nuk do ta toleroj asnjë spekulim ose koment negativë. Unë së bashku me z. Presidentin në çerekshekullin e fundit me shumë raste isha gjoks për gjoksi dhe çdoherë jam krenuar me këtë, çdoherë kjo miqësi ka qenë para shumë sendeve të tjera. Unë si Kryekëshilltar i Kryeministrisë, si ministër i Punëve të Jashtme dhe Kryeministër, kam punuar bashkë me z. Presidentin. Por, edhe në periudhën e themelimit të partisë tonë kemi pasur shumë kontakte. Siç e dini, në kongresin e jashtëzakonshëm, kur e trashëgova këtë detyrë, thash se ky nuk është një kongres lamtumirës, por është kongres i besnikërisë. Dhe, pavarësisht se çka do të na sjellë e ardhmja, unë do të jem besnik ndaj fjalës sime dhe deri në frymën e fundit do ta vazhdoj lidhjen besnike me z. Presidentin. Askush nga goja ime nuk ka dëgjuar ndonjë fjalë të keqe për z. Presidentin e as në të ardhmen nuk do të dëgjoje ndonjë fjalë të tillë. Dua që kjo të kuptohet qartë dhe unë nuk do të lejoj të abuzohet kjo. Dinjiteti i z. Presidentit, edhe si President i Republikës së Turqisë edhe si bashkudhëtarë i im, është dinjiteti im. Dinjiteti i familjes së tij është dinjiteti i familjes sime, familja e tij është familja ime. Askush nuk duhet të tentojë të hapë dyer të fitnes për këtë. Disa prej jush e dinë, disa ndoshta jo, por unë duke e vazhduar jetën time akademike, njëkohësisht me detyrat si Kryekëshilltar i Kryeministrisë dhe Ambasador, vendimin për inkuadrim direkt në politik e mora në vitin 2007. Atëherë z. Presidenti ishte Kryeministër dhe më nderoj me ofertën që të bëhem deputet. Atëherë unë insistoja të kthehem në jetën akademike. Unë, miq të mi, vendimin për inkuadrim direkt në politikë e mora ditën kur u ngrit aktakuza për mbylljen e AK-Partisë sonë. Dhe, atë ditë e dhashë një garanci. Kjo aktakuzë për mbyllje është një luftë e shpallur ndaj demokracisë dhe vendit tonë dhe thashë se do të jem bashkë me ju deri në momentin e fundit. Tani po e përsëris të njëjtën, por derisa ekzistojnë këto rreziqe në Turqi dhe derisa qarqe të hajnisë nga brenda dhe jashtë vazhdojnë me veprimet e tyre, unë edhe një herë them që: PO, UNË NUK DO TË KANDIDOHEM NË KËTO KUSHTE NË KONGRESIN E ARDHSHËM, POR BETEJËN TIME POLITIKE PËR DEMOKRACI, SI DEPUTET DHE USHTAR I AK-PARTISË DO TA VAZHDOJ DERI NË FRYMËN E FUNDIT. Edhe në të ardhmen do të vazhdoj të veproj sipas fjalës së dhënë vetvetes dhe bashkudhëtarëve në ato dita të vështira të përpjekjeve për mbylljen e partisë. Lidhjet tona, edhe në të kaluarën, por edhe në ditën e sotme, do të mbeten miqësore dhe fisnike.

Pika e dytë që do ta kultivoj është dinjiteti i partisë sonë. Siç e ceka edhe më herët, fati i AK-Partisë nuk kufizohet më vetëm me kufijtë e shtetit tonë. Fati i gjeografisë sonë shpirtërore është i ndërlidhur me fatin e AK-Partisë. Bashkimi i AK-Partisë është garancia më e rëndësishme për pavarësinë dhe ardhmërinë tonë, si dhe për kërkesat për drejtësi dhe ndërgjegje në gjeografinë tonë shpirtërore. Në këtë drejtim, unë do të jem ai i cili do t’i dalë para secilit që do të tentojë të hap një vrimë në partinë tonë ose të tërhiqet nga kjo kauzë. Bëj thirrje që në këtë periudhë askush të mos tërhiqet, duke u arsyetuar me këto ose ato ngjarje. Gjithashtu dua t’i falënderoj të gjitha strukturat partiake. Ju faleminderit të gjithë udhëheqësve dhe anëtarëve të degëve, kryetarëve të degëve, udhëheqësve dhe anëtarëve të nëndegëve, kryetarëve të nëndegëve, forumit të grave dhe forumit rinor, themeluesve të lëvizjes Saadet???? (proveri origjinal), të cilët njëkohësisht janë edhe themelues të partisë sonë, deputetëve, kryetarëve të komunave, përfaqësuesve nëpër mëhalla, mbikëqyrësve në njësitë zgjedhore, përfaqësuesve tanë në Evropë, të gjithë anëtarëve të pastër të AK-Partisë dhe popullit tanë, ju falënderoj përzemërsisht. Në këtë drejtim jua kam borxh një mirënjohje strukturave partiake. Vitin e kaluar dy zgjedhje i realizuam së bashku. Dhe, të jeni të bindur se në këtë moment i kam para sysh të gjitha fotografitë nga të gjitha mitingjet. Më vijnë para syve të gjithë fëmijët dhe të moshuarit, burrat dhe gratë, që me entuziazëm patën ardhur në ato mitingje. Me këtë rast i falënderoj të gjithë kuadrove e pastra për sakrifikimin ditë e natë, sepse ata e vulosën fitoren  madhështore. Tani është koha kur duhet te bashkohemi. Këto kuadro tani duhet të jenë edhe më të bashkuara dhe me një entuziazëm edhe më të fuqishëm të përgatitën për të ardhmen. Atyre ju them se deri sot isha para jush, kurse prej sot e tutje do të jem brenda jush. Ditë e natë do të vazhdoj të përkushtohem për kuadrot e AK-Partisë. Në këtë drejtim dua në veçanti t’i falënderoj edhe dy palëve të tjera. Pala e parë është rinia e AK-Partisë. Kam një porosi të veçantë për Forumin Rinor të AK Partisë. Garancia e idealeve, vlerave dhe ekzistimit të partisë tonë është Forumi Rinor i partisë sonë. Përkundër mundësisë për degjenerim të fuqisë, të gjithë që do të mundohemi për parandalim të kësaj, më së shumti duhet të fokusohemi dhe të investojmë në Forumin Rinor të AK-Partisë. Në fjalimin tim në AKSEN muajin e kaluar e theksova filozofinë dhe këndvështrimin tim në lidhje me këtë. Më këtë rast dua t’ia përkujtoj rinisë së AK-Partisë edhe një herë se atë që e ceka në atë fjalim në lidhje me filozofinë e AK-Partisë për rininë tonë, vlen edhe për sot, por edhe për të ardhmen. Në këtë drejtim dua t’ju jap një përgjigje të rinjve, që në sheshet e mitingjeve më përkrahën me sloganin “Rinia AK (e pastër) është këtu, pranë Mësuesit të tyre.”. Unë ju them që në të ardhmen inshaallah me raste të ndryshme do të jem pranë të gjithë juve. Çdoherë do të vazhdojmë së bashku të diskutojmë rreth asaj se si duhet ta ndërtojmë së bashku të ardhmen. Një falënderim të veçantë edhe për Forumin e Gruas. Në gjithë mitingjet anëtarët e Forumit të Gruas ishin në radhët e para. Me orë të plota pritnin por kurë nuk u lodhën. Më kujtohen mitingjet ku gratë e nderuara, duke u mbrojtur me ombrella nga shiu, na përkrahnin. Edhe për ata e kam një porosi: sot më tepër se kurrë kemi nevojë për mirësjelljen dhe fisnikërinë tuaj. Jam i bindur se çdo anëtare e Forumin e Gruas do të vazhdoje edhe në të ardhmen ta japë kontributin e tillë. Pika e tretë, të cilën do ta kultivojmë, janë të drejtat e votuesve që na votuan më 1 nëntor. Me këtë rast dua t’ju drejtohem edhe këtyre votuesve prej afro 24 milionë. U munduam që t’i marrim të gjitha hapat e nevojshme për mbrojtjen e të drejtave tuaja. Mendonim se do të kemi një lidhje katërvjeçare, por dijeni që nuk ishte zgjedhja ime që kjo lidhje të mbarojë këtu. Kjo është rezultat i një nevoje. Në këtë drejtim dua të them se janë realizuar të gjithë premtimet e dhëna në sheshet e mitingjeve, në bazë të cilave edhe ju na e dhatë përkrahjen. Dua t’ju falënderoj për votat e pastra, që na i dhatë dhe ju lus që të na e bëni hallall. Gjithashtu më lejoni një falënderim të veçantë t’jua drejtoj votuesve nga Konja, sepse unë jam deputet i Konjës dhe kjo është një ndër meritat më të larta në jetën politike. Dua t’ju drejtohem votuesve të mi nga Konja. Më 7 qershor së bashku e përjetuam hidhërimin. Mua më pritët me dëshpërim në Konja, por që mos të hidhërohem edhe unë, në mënyrë masive më shoqëruat deri në aeroportin e Konjës. Dijeni se fuqinë për fjalimin e bërë në ballkonin në Ankara e kam marrë prej juve. Më 1 nëntor, kur e arritëm atë fitore madhështore, përsëri në mënyrë masive më shoqëruat nga shtëpia ime deri te varri i Hz. Mevlanasë. Atje, në prani të Hz. Mevlanasë, jua dhashë një fjalë, thashë se ne vijmë vetëm se për të mbjellë fara të dashurisë në këto troje. Dijeni se si nip i Hz. Mevlanasë, në zemrën time nuk ka asgjë tjetër, pos dashurisë. Nuk ndjej aspak qortim, zemërim ose hidhërim ndaj askujt. Pavarësisht se kush çka ka bërë, në këtë aspekt të gjithëve jua bëjë hakun hallall dhe i lus bashkatdhetarët e mi nga Konja që edhe ata të mos i zemërohen askujt. Atë ditë thashë së “La galibe illallah” (Nuk ka ngadhënjyes tjetër, pos Allahut). Ne në ditët e fitoreve e themi këtë parim themelor, i cili i zbukuron muret e Andaluzisë. “Nuk ka ngadhënjyes tjetër, pos Allahut”, kurse tani themi “Iu mbështetem Allahut”. Mbështetemi tek Allahu dhe e vazhdojmë rrugëtimin në drejtimin tonë. Në këtë drejtim ju apeloj të gjithë votuesve dhe, në veçanti, votuesve nga Konja, që të mos i përkulin kokat dhe të punojnë edhe më shumë për mbrojtjen e bashkimit të partisë sonë. Pika e katërt në këtë drejtim është gjendja e vendit tim. Një princip prej të cilit aspak nuk kam bërë lëshim, qoftë si akademik, si këshilltar i Kryeministrisë dhe si Ambasador, por edhe si ministër i Punëve të Jashtme dhe Kryeministër, ka qenë dinjiteti dhe mirëqenia e vendit tim. Edhe në kushtet më të vështira të periudhës së 28 shkurtit, në të gjithë konferencat akademike ku kam marrë pjesë, e kam mbrojtur vendin tim. Asnjëherë dhe askund nuk kam lejuar që të njolloset dinjiteti i vendit tim. Edhe si ministër i Punëve të Jashtme, edhe si Kryeministër më krenari e barta këtë detyrë. Askund nuk kam lejuar të ofendohet dinjiteti i shtetit tim. Në këtë drejtim të drejtat e të gjithë qytetarëve tanë, pavarësisht a më kanë votuar ose jo, janë të drejtat e përbashkëta të vendit tonë. Dua t’ju drejtohem edhe qytetarëve që nuk kanë votuar për ne: nëse kemi thanë ndonjë fjalë, e cila i ka hidhëruar zemrat tuaja, na e bëni hallall hakun. Turqia është një tërësi. Ky shtet nuk është më me fat vetëm prej Edrenesë deri në Hakkari. Në ditët e kaluara e festuam edhe 23 prillin – ditën e themelimit të Parlamentit Popullor dhe fitoren e Kut’ul Amaresë dhe të Çanakkalasë. Mund të kemi qëndrime të ndryshme politike, kjo është pjesë e demokracisë, por kur bëhet fjalë për ardhmërinë e shtetit tanë, duhet të kemi perspektiva të njëjta dhe zemrat duhet të na rrahin bashkë. Me këtë rast dua të cek se, ashtu si në të kaluarën, edhe në të ardhmen do t’i mbrojë drejtat e të gjithë qytetarëve në këtë drejtim. Pika e pestë, që do ta kultivoj janë të drejtat e gjeografisë sonë shpirtërore. Nga Bosnja në Kashgar, nga Somalia në Arakan, nga Palestina në Libi dhe Jemen, një gjeografi e gjerë shpirtërore fatin e tyre e konsiderojnë si identik me fatin e Turqisë. Ata bëjnë lutje për lëvizjen AK-Parti. Njëra nga ngjarjet e cila më së shumti më ka emocionuar dhe më së shumti ma ka nxitur entuziazmin për punë, ka qenë rasti kur një përfaqësues i popullit të shtypur sirian, një alim nga Damasku, ma ka dërguar një porosi: “I nderuar Kryeministër, mos u brengosni, vëllezërit tanë turq sot votuan duke e futur votën në kuti, kurse ne duke i ngritur duart në qiell votuam tek Zoti”. Të nderuar miq, dijeni se vlerat e këtyre votave janë po ashtu të rëndësishme sa votat e qytetarëve tanë. Sepse ato vota, janë vota të popujve të shtypur, të cilët ndjejnë dashuri ndaj Turqisë. Unë jam i bindur se asnjëri nga miqtë tanë nuk do të lejojnë të dëmtohen këto lidhje shpirtërore mes nesh. Nga Palestina në Arakan, nga Somalia deri te Siria dhe Libia, gjatë mandateve si ministër i Punëve të Jashtme dhe Kryeministër, çdoherë kemi qenë të përqafuar me ta. Në ditët kur Gaza ishte nën bombardim, ne u përqafuam me palestinezët. E pata nderin që në emër të gjithë 78 milionë popullatës turke të jem ministri i parë nga gjithë bota që e vizitoi Arakanin. Edhe atje u përqafuam me vëllezërit tanë. Këtë e them me këtë qëllim: jam i bindur dhe nuk kam aspak dyshim se edhe në të ardhmen një nga karakteristikat themelore të AK-Partisë, përveç që do jetë partia e kombit dhe vendit, po ashtu do të jetë edhe zemra e kësaj gjeografie shpirtërore dhe do të jetë një parti universale, e cila do t’i mbroje vlerat njerëzore. Në këtë drejtim uroj që kongresi i ardhshëm t’i përforcojë edhe më tepër parimet e partisë dhe vlerat e themelimit të saj, ta përforcoje vëllazërinë tonë, t’ia hapë rrugën Turqisë. Uroj që kongresi që do të organizohet më 22 maj të sjellë hajr për partinë tonë, për Turqinë, për gjeografinë tonë shpirtërore dhe për gjithë njerëzinë. Ju uroj ditë të mirë. /Almakos

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit