12.8 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Ekskluzive: Ja çfarë thotë xhemati i Berlinit për myftiun e vetëshpallur të Shkupit

Më të lexuarat

Ka disa dita, që Zekrija Idrizi ish imam në Xhaminë e Berlinit, është vetëshpallur myftiu i Shkupit. Ai shihet në fotografi se njerëz të ndryshëm po ia bënë përhajr këtë post, por asgjë konkrete nuk ka BFI. KohaIslame, ka bërë disa intervista me disa xhematlinjë nga Xhamia e Berlinit, të cilët kanë thënë se Idrizi vuan nga probleme psikike, e ky veprim është i pritshëm nga ai. Ata treguan edhe përvojën me të, duke thënë se ai aq kohë sa ka qenë prezentë në Berlin, asnjë lloj aktiviteti fetar nuk e ka bërë edhe pse ka pasur pozitën fetare.

 

Karriera e tij është e njohur për paqëndrueshmëri dhe jo seriozitet. “Ata që janë afër tij, e dinë se për çfarë njeriu bëhet fjalë” shprehet një xhematli. Mbi të rëndojnë edhe akuza të ndryshme si ato seksuale e deri tek të tjera që kanë të bëjnë me harame si lojërat e fatit e ndeja nëpër kazino. Ata shpalosin edhe diçka më të rëndë duke thënë se në mes të ditëve të Ramazanit është parë edhe duke pirë kafe e duke u tallur me ata që agjërojnë. Nëse një person i tillë do të shpallej për myfti të Shkupit, i njohur për traditën fetare Islame, do të ishte një skandal i pafalshëm.

 

E mos të flasim që nga aspekti organizativ, është një njeri i dështuar. Disa njerëz shtojnë edhe një dilemë: “Një imam i sëmur mendërisht, i njohur me plot skandale, që një kohë të gjatë në Perëndim, mund të bëhet myfti, kur ai as nuk e njeh terrenin dhe xhamitë?” Kjo sipas shumë besimtarëve do të shtojë pakënaqësinë ndaj BFI-së, e cila nën udhëheqjen e ish myftiut arriti të ketë një pranim tek xhamitë e Shkupit, të cilët qe një kohë të gjatë ishin jo në kontrollin e BFI-së. Një xhematli shprehet se pas asaj që ka lexuar e dëgjuar nga njerëzit, shpallja e tij do të ishte një nënçmim për të si besimtar mysliman.

 

Edhe disa hoxhallarë të tjerë nga Shkupi kanë reaguar për këtë rast duke thënë se kjo nuk i ka hije myslimanëve të Shkupit./KohaIslame.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit