8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ekskluzive: Draft-marrëveshja Prishtinë-Beograd: Rajon evropian e jo asociacion!

Më të lexuarat

BE dhe Prishtina janë pajtuar për një draft prej 10 pikësh për marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit?

Sipas burimeve të ditores serbe Blic, ky propozim iu dorëzua autoriteteve në Beograd, që ata të japin vërejtjet e tyre. BE dhe Prishtina do të kërkojnë nga Serbia të mos pengojë pranimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare, duke lënë mundësi për një rezolutë të re të Këshillit të Sigurimit që do të zëvendësojë atë 1244.

Sipas draftit, Bashkimi Evropian dhe Prishtina propozojnë që në veri të Kosovës serbëve t’ju lejohet formimi i Rajonit Evropian – Veriu i Kosovës, në vend të asociacionit të komunave që kërkon Beogradi. Ky rajon do të ketë një pjesë të përgjegjësive, madje edhe një Gjykatë të Apelit, por i tërë rajoni do të inkorporohet plotësisht në institucionet e Kosovës.

Draft-marrëveshja

Hyrje

– Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që të promovojë stabilitetin, paqen dhe pajtimin në Ballkanin Perëndimor, si dhe zhvillimin e mëtejshëm të integrimit evropian të të dyja palëve. Ajo paraqet një normalizim thelbësor të raporteve të tyre, duke përmirësuar kështu sigurinë e qytetarëve të tyre dhe përmirësimin e kushteve të jetës së tyre të përditshme.

– Kjo marrëveshje është në përputhje me marrëveshjet e arritura në dialog sipas rezolutës të AP të OKB-së 64/298, të datës 13 shtator 2010, duke marrë parasysh rezolutën e KS të OKB-së 1244/1999, dhe opinionin këshillëdhënës të GJND-së të 22 korrikut 2012. Marrëveshja nuk vë në pikëpyetje pozicionet e palëve në aspektin e statusit të Kosovës. Të dy palët pajton si në vijim:

1. Zbatimi i marrëveshjeve të mëparshme

– Marrëveshjet tashmë të arritura duhet të zbatohen.

– Marrëveshja për telekomunikacionin dhe energjinë elektrike do të arrihet në bazë të draftit ekzistues dhe në përputhje me detyrimet ndërkombëtare të të dyja palëve (Marrëveshja e Athinës).

2. Veriu i Kosovës

– Komunat dhe institucione tjera në veri të Kosovës (Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku) janë pjesë integrale e kuadrit institucional dhe ligjor të Kosovës. Komunat e cekura gëzojnë të njëjtat të drejta dhe kanë të njëjtat kompetenca të zgjeruara të parapara për komunat tjera në Kosovë.

– Duke u nisur nga parimet e Kartës Evropiane për Vetëqeverisje Lokale, komunat në veri të Kosovës kanë të drejtë të formojnë një aleancë për të mbrojtur dhe promovuar interesat e tyre. Aleanca e përmendur mund të quhet Rajoni Evropian Veriu i Kosovës (REVK).

– Përfaqësuesit e REVK-së munden në kohën e duhur të ftohen të marrin pjesë në punimet e Komitetit të Rajoneve të BE-së. REVK mund të formojë Kuvendin e komunave pjesëmarrëse, e ato mund të caktojnë një organ ekzekutiv që do të jetë përgjegjës për të ushtruar të gjitha të drejtat që u janë dhënë atyre sipas ligjit të Kosovës dhe të ofrojnë shërbime të bazuara në praktikat dhe standardet më të mira evropiane.
– Zgjedhjet në REVK do të zhvillohen sipas ligjit të Kosovës dhe përfaqësuesit e zgjedhur do të kenë vend në institucionet e Kosovës.

– REVK mund të bashkëpunojë me partnerët ndërkombëtarë. Ndër të tjera, kjo do të përfshijë marrëveshjet për bashkëpunim vendor dhe ndërkufitar me Serbinë.

3. Aktivitetet e Qeverisë serbe në Kosovë

– Serbia do të pushojë së kryeri funksionet kryesore shtetërore në Kosovë, përfshirë administratën komunale, gjykatat, policinë dhe organeve tjera – të tilla si zyra tatimore, zyra postare.

– Organet gjyqësore do të punojnë në kuadrin ligjor të Kosovës. Gjykatat do të pasqyrojnë përbërjen etnike lokale. Në REVK do të formohet Gjykata e Apelit.

– Në Kosovë nuk do të ketë zyrtarë aktivë të organeve serbe të rendit publik, të sigurisë dhe të autoriteteve të mbrojtjes civile, pa leje të organeve të Kosovës. E gjithë policia do të veprojë në kuadër të policisë së Kosovës. Vetëm policia, e cila pasqyron përbërjen etnike, do të vendoset në veri të Kosovës.

– Institucionet e Kosovës do të kryejnë funksionet administrative, të tilla si shërbimet tatimore, posta, administrata komunale.

– Financimi i komunave, si dhe individëve nga ana Serbisë – në mënyrë që të përmirësohet mirëqenia e komuniteteve lokale – do të bëhet përmes mekanizmave për të cilën të dy palët do të bien dakord, dhe që do të lejojnë buxhete të ndara dhe transparente për çdo sektor (p.sh. shëndetësia, arsimi, pensionet).

4. Decentralizimi

– Në aspektin e përcaktimit për decentralizim, autoritetet e Kosovës do të shqyrtojnë funksionimin e organeve të themeluara rishtazi komunale, në mënyrë që të sigurojnë qëndrueshmërinë e veprimeve dhe aktiviteteve të tyre.

5. Trashëgimia kulturore dhe fetare

– Marrëveshjet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe fetare të parashikuara me ligj të Kosovës, duhet të garantohen me marrëveshje mes BE-së dhe Kosovës.

6. Shtetësia e dyfishtë

– Të drejtat e personave me shtetësi të dyfishtë do të respektohet plotësisht.

7. Zyrtarët për ndërlidhje

– Organet serbe dhe organet e Kosovës do të caktojnë zyrtarët për ndërlidhje në Prishtinë dhe Beograd, për të mundësuar kontaktet e punës.

8. Përfaqësimi i Kosovës në forumet ndërkombëtare

– Në kornizën e normalizimit të marrëdhënieve, Serbia nuk do të bllokojë ose nxis të tjerët që të bllokojnë anëtarësimin e Kosovës në organizmat ndërkombëtarë të bazuar në qëllime ekonomike, kulturore dhe sociale (përfshirë edhe sportin) qëllime. Serbia nuk do të bllokojë anëtarësimin e Kosovës në OSBE.

9. Zbatimi i marrëveshjes

– Të dyja palët do ta zbatojnë këtë marrëveshje me ndihmën e BE-së, në përputhje me rendin e propozuar. BE-ja do të monitorojë zbatimin. Nëse njëra nga dy palët dështon në përmbushjen e detyrimeve ose renditjes, proceset që lidhen me atë palë do të ngrihen.

10. Rezoluta e re e KS të OKB-së

– Të dy palët mund të diskutojnë / bien dakord për të cekin marrëveshjet e përmendura / marrëveshjen për rezolutën e KS të OKB-së.

/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit