Ekonomia ruse po kalon ditë të vështira

0
192

Ndërkohë vazhdon zhvlerësimi i monedhës kombëtare, rublës, dhe rënia në bursat ruse.

Shkaqet që ia kanë bëre edhe më të vështira ditët ekonomisë së Rusisë janë:
• sanksionet që Perëndimi zbaton ndaj Moskës për arsye të krizës së Ukrainës,
• Çmimet e naftës që po bien në mbarë botën,
• Marrëdhëniet tregtare të prishura me Turqinë pas krizës së avionit,
• Dhe heqja e sanksioneve që zbatoheshin deri tani kundër Iranit.

Me heqjen e sanksioneve tregtare kundër Iranit, i cili ka rezervat e katërta më të mëdha të naftës në botë, u rrit edhe oferta e naftës në tregjet botërore.
Çmimi i naftës për fuçi ra nën 28 dollarë.
Vetëm se një rënie e tillë e goditi Rusisë, vend që rreth gjysmën e të ardhurave kombëtare i siguron nga nafta dhe gazi natyror që shet.
Rubla ruse përballë dollarit ka rënë në nivelin e 78,85. Kjo është edhe rënia më serioze që nga dhjetori i 2014-s, kur një dollar këmbehej me 80 rubla.
Në kuadër të masave për të siguruar një kursim deri në 10% të shpenzimeve buxhetore, të premten e kaluar Ministria ruse e Financave kishte kërkuar nga të gjitha institucionet shtetërore që të përgatisnin planin për shkurtime në buxhet.
Për institucionet që nuk shkojnë vetë në shkurtimin e buxhetit, Ministria e Financave do të marrë vendim për një kursim të detyruar në limitet buxhetore.
Plani është që me një vendim të tillë të sigurohet një kursim prej 700 miliardë rublash në buxhetin rus.