6.6 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Ekonomia e Egjiptit në kolaps: Shkaktar-Grusht shteti

Më të lexuarat

Përveç demokracisë së dëmtuar nga grusht shteti ushtarak në Egjipt edhe ekonomia e vendit mori një goditje të rëndë.

Destabiliteti politik në të cilin ndodhet vendi, problemet e sigurisë dhe gjendja e shtetrrethimit shkaktuan dëme të mëdha ekonomisë së vendit.

Në këtë proces që çoi Egjiptin në krizë, 1 në mesin e 4 personave është duke jetuar nën kufirin e skamjes.

Aktualisht turizmi në Egjipt është ndalur, rezervat shtetërore janë tretur, ndërsa borxhi i jashtëm i vendi është rritur në nivelin rekord.

Agjencitë ndërkombëtare për vlerësimin e kredive notën e vendit e ulën në notën “mbeturinë”.

Deklaratat e bëra nga ana e FMN-së se nuk mund të bëhen marrëveshje me një vend që drejtohet me një qeveri të përkohshme, lanë në pozitë të vështirë udhëheqjen ushtarake.

Gjendja e mjerueshme e ekonomisë la në pozitë të vështirë edhe pjesën e shoqërisë e cila mendonte se me grusht shtet do të përmirësohet gjendja ekonomike e vendit.

Pamundësi e popullit për ti paguar faturat rriti me shpejtësi numrin e kundërshtarëve të grusht shtetit.

Krahas ekonomisë së mjerueshme aplikimi i udhëheqjes ushtarake tek Rusia për blerjen e armëve në vlerë prej 4 miliardë dollarë shkaktoi reagime të ashpra në vend.

Sado që udhëheqja puçiste mori premtime për ndihmë nga vendet e Gjirit në vlerë prej 12 miliardë dollarëve, ajo prapë ballafaqohet me vështirësi të mbajtjes në këmbë të ekonomisë së vendit.

Udhëheqja e përkohshme ka nevojë për 20 miliardë ndihma shtesë për të mbyllur deficitin buxhetor prej 32 miliardë dollarëve.

Kryeministri i përkohshëm, Adli Mansur me shpresë për të marr ndihmat shtesë të nevojshme për të mbyllur deficitin buxhetor, vizitoi Arabinë Saudite, Kuvajtin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Emiratet e Bashkuara Arabe premtuan një ndihmë në vlerë afërsisht 4 miliardë dollarë.

Ekspertët tërheqin vëmendjen se është vështirë që kriza të zgjidhet me anë të ndihmave nga jashtë, ndërsa bëhet e ditur që në rast se kriza vazhdon kjo do të mund ta përgatis edhe fundin e udhëheqjes ushtarake. /Titulli/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit