12 C
Pristina
Tuesday, April 23, 2024

Eja në Islam, jeto lart!

Më të lexuarat

Kjo rrugë është e hapur vetëm për ata që DUAN! Jashtë këtij kushti, ajo mbetet thjeshtë një copë toke, dritën e së cilës s’mund ta dëshmojnë dot të verbërit, që kanë humbur shijen e bekimeve, me të cilat është rrethuar jeta e jonë, qëkur zemrat u ndriçuan me nurin e Hidajes!

Udhëzimi në Islam është dritë dhe bekim, nuk mund ta kuptojë dot ai që nuk i ka shijuar ato më parë në jetë!

Ftoni miqtë e zemrës, të afërmit, dashamirë e komshi në Islam, me sjelljen dhe dashninë tuaj, me qytetërimin e vlerave tona, me pastërtinë e thirrjes dhe sinqeritetin e saj! Po s’u përgjigjen, lutuni për ta dhe mos hiqni dorë nga drita e udhëzimit, për shkak të hidhërimit! Udhëzimi nuk është në dorën tonë, as nuk do të japim llogari për ata që s’e pranuan, pasi ja ofruam me shumë dashuri e zemër!

Hapjani zemrën njerëzve, të kuptojnë se kotësia, materializmi i verbër, hipokrizia dhe oportunizmi, shpirtshitja dhe devijimi për hatër të politikave të dikujt, që nuk ia ndjen për këtë vend as për këtë popull, humbja e kohës pas thirrjeve shterpë të kujtdo që do të jepte krejt haramin e tij për t’ju blerë pak shpirt e identitet, vrapimi pas joshjeve dhe tundimeve të përkohëshme, neglizhenca ndaj përgjegjësive dhe abuzimi me mendjen dhe mrekullitë e saj; të gjitha këto e kanë një zgjidhje! Ajo është Feja e Krijuesit të Vetëm të Tanësisë!

“Thuaj: “Kjo është rruga ime: të ftoj drejt All-llahut me dituri të plotë, unë dhe çdokush që më pason mua. I pa të meta është All-llahu; unë nuk jam prej idhujtarëve!” – (Kur’ani, Jusuf: 108)

Eja në Islam, jeto lart!

Imam Muhamed B. Sytari
Shkodër, e xhuma, më 9 mars 2018

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit