11.3 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Eh Namazi – Tregim me Ebu Jusufin

Më të lexuarat

Kadi Ebu Jusufi, nxӫnӫsi mӫ i madh i imam Ebu Hanifes Allahu i mӫshiroftӫ tӫ gjithӫ, njӫ ditӫ dӫgjoi se njӫ burr tӫ cilin e thirrnin Hatim El-Esamm mbante ligjӫratӫ nӫ xhami pӫr zuhdin-modestinӫ, atӫherӫ iu tha nxӫnӫsve tӫ tij, ejani tӫ shkojmӫ dhe ta pyesim, nӫse na pӫrgjigjet ulemi e dӫgjojmӫ prej tij.
Posa hyri nӫ xhami e pyeti: O ti djalosh mӫ trego pӫr namazin?. Pra e pyeti pӫr namazin e jo pӫr ndonjӫ imtӫsi, apo ndonjӫ çӫshtje delikate qӫ tӫ shfaqte Ebu Jusufi mendjeprehtӫsinӫ e tij.
Hatimi ia ktheu: A mӫ pyet pӫr etikӫn e namazit apo pӫr mӫnyrӫn e faljes sӫ tij? Ebu Jusufi u habit dhe tha nӫ vete, e pyetӫm njӫ pyetje ndӫrsa ai i bӫri dy, mӫ pas i tha; mӫ trego pӫr etikӫn e namazit. Hatimi i tha: Etika e namazit ӫshtӫ; ta zbatosh urdhrin, tӫ ecӫsh pӫr nӫ namaz duke shpresuar shpӫrblimin, tӫ hysh nӫ namaz duke prezentuar nӫ zemӫr nijetin-qӫllimin, tӫ marrӫsh tekbir duke madhӫruar Allahun, tӫ lexosh me meditim, tӫ bӫsh ruku me pӫrulsi, tӫ bӫsh sexhde me nӫnshtrim, tӫ rrish nӫ etehijat me sinqeritet e tӫ japӫsh selam me mӫshirӫ.
Ebu Jusufi i tha; atӫherӫ pra mӫ trego pӫr mӫnyrӫn e faljes sӫ tij: Hatimi ia ktheu: ta kesh Qaben mes vetullave tua, e mizanin-peshorӫn para syve tu, urӫn e siratit nӫn kӫmbӫ, Xhenetin nӫ tӫ majtӫ, zjarrin nӫ tӫ djathtӫ, melekun e vdekjes prapa duke tӫ kӫrkuar, e pas gjithӫ kӫsaj tӫ kesh frikӫ a t’u ӫshtӫ pranu namazi apo jo.
Kadi Ebu Jusufi i tha; qe sa vite e fal ti kӫtӫ namaz? Hatimi i tha: qe njӫzet vite!!.
Allahu i mӫshiroftӫ kӫta imam tӫ mӫdhenjӫ dhe na bӫftӫ tӫ ecim rrugӫs sӫ tyre, e mos na bӫftӫ nga ata qӫ janӫ tӫ pakujdesur nӫ namaz. Amin

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit