9.8 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Egjipt:Shpërndahet parlamenti, pushtetin e marrin ushtarakët?

Më të lexuarat

 

Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e para demokratike në Egjipt shpërndahet. Kreu i Gjykatës Kushtetuese në Kajro, Faruk Sultan deklaroi zyrtarisht se ligji elektoral, interpretuar nga kjo gjykatë, bie ndesh me Kushtetutën, ndaj “sugjeron shpërndarjen e dy dhomave të parlamentit”.

Ky vendim rrezikon të pasohet me trazira të reja në vendin që akoma s’e ka marrë veten nga përleshjet dhe dhuna gjatë rrëzimit të Mubarak e deri tek mbajtja e zgjedhjeve. Të gjitha partitë parlamentare, si Vëllazëria Muslimane, ashtu edhe selefitë shprehen kundër këtij vendimi.

Të vetmit të fituar nga kjo situatë duket se janë ushtarakët. Këshilli Suprem i Forcave të Armatosura egjiptiane, deklaroi menjëherë se pas këtij vendimi, pushteti rikthehet në duart e ushtarakëve.

Vendimi rrezikon seriozisht edhe mbajtjen e raundit të balotazhit për zgjedhjet presidenciale. Në garën për president janë dy kandidatë, Mohamed Morsi nga Partia Liri dhe Drejtësi dhe Ahmed Shafiq, ish-kryeministër gjatë regjimit të presidentit Hosni Mubarak.   /tch/kohaislame

 


- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit