9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Egjiptit i lashtë i përmendur në Kur’an! Historianët mbetën të befasuar nga informacionet sepse dolën në pah shumë fakte të pa dituara historike!

Më të lexuarat

Kur’ani libri hyjnor i zbritur nga Sunduesi i Gjithësisë, tregon me përpikmëri të argumentuar ngjarjet më të rëndësishme Historike. Historianët me grada shkencore janë mare me studimet e informacioneve historike të përmendura në Kur’an. Një prej këtyrë informacioneve, të përmendur në Kur’an rreth Egjiptit të lashtë ka mahnitur historianët për faktin sepse janë nxjerë në dritë shumë të dhëna historike të pa konfirmuara deri në kohët e fundit. Fjala e përmendur në Kur’an është “Haman”! Hamani është një person, i cili përmendet në Kur’anin famëlartë, së bashku me Faraonin. Emri i tij përmendet 6 herë në Kur’an, si një prej njerëzve më të afërt të Faraonit!

Vlen të theksohet se emri i Hamanit nuk përmendet farë në Teurat(tora), megjithëse në të historia e Musait (Moisiut) është shprehur shumë e detajuar. Pavarisht detajimit emrin e Hamanit e gjejmë të përmendur në kapitujt e fundit të Testamentit të Vjetër, ku identifikohet si një prej ndihmësve të mbretit të Babilonisë, i cili u shkaktoi mizori izraelitëvë, afërisht 1100 vjet mbas vdekjes së Moisiut! Disa njerëz, të pa informuar ose te keqinformuar të shoqëruar nga padija ose dashakeqësia përhapin fjalë se Kur’ani famëlartë është shkruar nga vetë Profeti Muhammed alejhi selam, duke e kopjuar Biblën! Hipotezat absurde të tyrë u hodhën poshtë pasi u vërtetua përfundimisht pas dëshirfrimit të alfabetit hieroglif egjiptian, rreth 200 vjet më parë, dhe në shkrimet e lashta u gjend emri “ Haman”. Kohë më përpara shkrimet dhe dorëshirmet e Egjiptit të lashtë nuk mund të keqkuptoheshin. Sa për informacion, shkrimi i Egjiptit të lashtë ishitë hieroglifik, i cili mbijetoi ndër vite me radhë. Pas shtrirjes së krishtërimit dhe ndikimit të kulurave të tjera në shek II dhe III e,s, Egjipti e braktisi besimin e tij të mëparshëm së bashku me shkrimin hieroglif. Ekzemplari i fundit i njohur, ku është përrdour shkrimi i hieroglifeve është një dorëshkrm i vitit 394 e.s. Fill pas saj, ajo gjuhë u harrua dhe askush nuk ta lexonte apo kuptonte atë. Kjo gjendje vazhdoi deri 200 vjet më parë. Më vitin 1799 pas zbulimit të pllakës Rosetta Stonë, është zgjidhur misteri i gjuhës së lashtë së hieroglifeve. Kjo pllakë i përkiste vitit 196 p.e.s. Rëndësia e këtij dorëshkirmi qëndron në faktin se ai ishtë shkruar në tri forma të ndryshme: Hieroglife, demotike ( është një formë e thjeshtuar e shkrimit të prifërinjve në Egjiptin e lashtë) dhë e shkruar në formën greke. Me ndihmën e dorëshkrimit grek u dëshifruan shkrimet e lashta egjiptiane. Francezi Jean- Françoise Xhampollion bëri të mundur përshkrimin e këtij dorëshkrimi. Pra një gjuhë e harruar dhe shumë ngjarje të rëndësishme të lidhura më të dolën në dritë. Në këtë mënyrë u përfituan mjaft njohuri mbi qytetërimin, fenë dhe jetën sociale të Egjiptit të lashtë. Dëshifrimi i Hieroglifëve bëri të mundur zbulimin e njohurive mjaft të rëndësishme. Njera prej tyre ishte dhe përmendja e emrit Haman në dorëshkrimet egjiptiane. Emri i Hamanit gjendet në monumentin e muzeut Hof Museum, në Vjenë. Në fjalorin “ Njerëzit në mbretërinë e re”, është një përgatitje e cila është bazuar mbi tërë përmbledhjet e dorëshkrimeve. Aty përmendet se Hamani ka qënë një përgjegjës i punëtorëve të cilët nxirrnin shkëmbinj.” Ky rezultat mbresëlënës nxori në pah një të vërtetë shumë të rëndësishme. Ndryshe nga pohimet false të kundërshtarëvë të Kur’anit. Hamani ka jetuar në Egjipt në kohën e Musait alejhi selam, si njeri i afërt me Faraonit dhe ka marrë pjesë në ndërtimet e kryera siç përmendet në Kur’an. Mjafton të përmendim ajetin e Kur’anit, ku faraoni i kërkoi Hamanit të ndërtonte një kulltë të lartë.

“ Faraoni tha: “ O ju krerët e popullit! Unë nuk di të keni ndonje zor tjetër përveç meje, ndaj ti o Haman, prodho për mua tulla, duke pjekur baltën dhe ndërtomë një kullë të lartë, ndoshta do të arrij të shoh Zotin e Musait, megjithse unë mendoj se në të vërtetë ai është gënjeshtar.” ( El Kasas 38)

Në një përmbledhje të përgjithshme emri: Haman, nuk njihej derisa u dëshifrua gjuha hieroflife egjiptiane në fillim të shekullit XIX. Pasi kjo gjuhë u dëshifrua , u bë i njohur fakti se Hamani ishte ndihmësi i afërt i Faraonit dhe ishte përgjegjës i atre të cilët nxirrnin shkëmbinj. Në Kur’anin famëlartë Hamani është përmendur si personi që drejtonte punët ndërtuese nën komandën e Faraonit. Kjo rrjedh dhe kënkupton se ky lajm nuk mund të njohej nga askush në kohën kur u hspall Kur’ani, aq më teër që edhe vetë Bibla, megjithëse ajo është shumë e detajuar rreth përshkrimit të ngjarjeve nuk e përmend diçka të tillë! Ekzistenca e emrit të Hamanit në dorëshkrimet e Egjiptit të lashtë, i bëri të pavlera thëniet e pabaza të mohuesve të Kur’anit, madje njëkohësisht iu bashkua argumenteve të shumta se Kur’ani famëlartë është fjala e All-llahut, Zotit të Gjithësisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit