1.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

Egjiptiani then rekordin me Kuranin 700 metra (Foto)

Më të lexuarat

Një artist egjiptian që zgjodhi ta linte shkollën e të mësonte vet, ka shpenzuar 3 vjet një Kuran të madh 700 metra, për të cilin shpreson se është më i madhi në botë.

Saad Mohammed e ka tërë shtëpinë e tij në Kairo të Egjiptit të pikturuar me motive islamike. Ai e ka riprodhuar librin e shenjtë të myslimanëve në një letër të gjatë 700 metra. I tërë teksti i Kuranit është i shkruar me dorë.

“Kurani është i gjatë 700 metra dhe natyrisht që kjo është masë e madhe e letrës”, i tha ai Reutersit, transmeton Metro.

“E kam financuar vet tërë këtë libër dhe unë nuk jam ndonjë person i pasur”, thotë Mohammed, i cili shton se dëshiron që të hyjë në librat e rekordeve Guinness me këtë punim.

 

 

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit