14.2 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Egjipti kundërshton intervenimin e huaj në Siri

Më të lexuarat

Presidenti egjiptian, Mohamed Morsi, ka deklaruar të martën se Egjipti kundërshton çfarëdo intervenimi të huaj ushtarak në Siri. Ai ka thënë se çfardo lloj intervenimi ushtarak ndaj Sirisë do të mund të sjellte destabilizim politik në rajon.

Morsi me këtë deklaratë i ka treguar Perëndimit se Egjipti mbetet një “lojtar” i rëndësishëm në Lindjen e Mesme. Po ashtu, ai ka habitur edhe një pjesë të botës myslimane, pasi partia nga vjen, Vllezëria Muslimane, është e afërt me Këshillin Kombëtar të Sirisë, që udhëhiqet nga opozita siriane, e cila po përpiqet të largojë nga pushteti presidentin Bashar al-Assad.

“Të gjithë duhet të kuptojnë se me luftë nuk arrihet deri te stabiliteti, sepse paqja mund të arrihet vetëm duke u bazuar në themelet e së drejtës për të gjithë. Egjipti kurrë nuk do të merr pjesë në ndonjë sulm ndaj një pale dhe asnjëherë nuk do të pranojë kërcënimet që do t’i bëhen sigurisë në rajon”, ka thënë morsi duke komentuar situatën në Siri, ku prej 18 muajsh revolucioni, janë vrarë më shumë se 20 mijë sirianë.

Kjo deklaratë e presidentit egjiptian është komentuar si përpjekje për të “larguar nga krahët” Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Egjipti të ofrohet më shumë me Kinën dhe Iranin, dhe këtshtu të “thyhet” dominimi i aleancës SHBA-Izrael-Arabi Saudite në Lindjen e Mesme.  /Telegrafi/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit