13.6 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Egjipti i shton trupat në kufirin me Izraelin

Më të lexuarat

Egjipti dërgoi trupa shtesë, tanke dhe mjete të tjera të blinduara në gadishullin e Sinait, pranë kufirit me Izraelin, si rrjedhojë e rritjes së veprimeve të militantëve në këtë zonë.

Përforcime vijnë si pjesë e një operacioni ushtarak, të lëshuar pasi të dielën, një grup ndermori një sulm mbi një postë kufitare nga ana e territorit izraelit, duke vrarë 16 ushtarë dhe police egjiptiane.

Ushtria izraelite ndërhyri më pas, duke vrarë shtatë prej tyre në bombardime të kryera ne pjesen tjeter te kufirit.

Një ditë më parë, helikopterë ushtarakë egjiptianë nisën një sulm me raketa, që la të vrarë të paktën 20 persona.

Aktualisht, Egjipti, një vend me 85 milionë banorë, përballet me probleme të rënda sigurie, që prej revolucionit që rrëzoi qeverinë e Mubarakut në shkurt 2011./tch/kohaislame

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit