20.9 C
Pristina
Friday, March 29, 2024

Egjipt, vriten gjashtë persona të aramatosur në Kajro

Më të lexuarat

Ministria e Brendshme e Egjiptit njoftoi se të gjashtë personat e armatosur janë vrarë në shkëmbim zjarri me forcat e sigurisë

 

KAJRO (AA) – Gjashtë persona të armatosur u vranë në shkëmbim zjarri me Forcat e Sigurisë në perëndim të Kajros të hënën, bëri të ditur Ministria e Brendshme e Egjiptit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, ministria njoftoi se të shtënat shpërthyen kur forcat e policisë kontrolluan një apartament në perëndim të Kajros, në të cilin po fshiheshin militantët e dyshuar.

Sipas deklaratës, gjatë sulmit janë konfiskuar armë.

AA nuk ka arritur të konfirmojë deklaratën e ministrisë nga burime të pavarura, por grupet e të drejtave të njeriut akuzojnë forcat e sigurisë për vrasjen e civilëve gjatë kontrollit, pretendime të cilat u hodhën poshtë nga autoritetet.

Egjipti në vitet e fundit është duke luftuar kryengritësit militantë, veçanërisht në gadishullin Sinai, ku janë vrarë shumë pjestarë të Forcave të Sigurisë në sulmet e grupeve militante të lidhura me DEASH-in.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit