10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Egjipt, themelohet Sekretariati i organizatave botërore për fetvanë

Më të lexuarat

Në kryeqytetin egjiptian Kajro u themelua Sekretariati i përgjithshëm i organizatave botërore për fetvanë, raporton Anadolu Agency (AA).

Muftiu egjiptian, Sevki Allam, në konferencën për mediat në Kajro, deklaroi se me qëllim të krijimit të koordinimit në fushën e fetvasë në gjithë botën, është formuar Sekretariati i përgjithshëm i organizatave botërore për fetvanë me seli në Kajro.

Ai tha se disa nga qëllimet e themelimit të këtij sekretariati është miratimi i fetvasë në mënyrë të moderuar, ndarja e përvojave shkencore dhe praktike në mesin e organizatave për fetvanë dhe kundërshtimi i fenomenit të ekstremizmin dhe kaosit në marrjen e fetvasë.

“Dyert e Sekretariatit të përgjithshëm do të jenë të hapura për të gjithë muftitë kudo në botë. Sekretariati nuk është i karakterit të detyrueshëm, por i karakterit organizativ”, ka thënë Allam.

Në ceremoninë e themelimit të Sekretariatit në Kajro morën pjesë përfaqësues të bashkësive fetare dhe organizatave për fetva nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Libani, Palestina, Çadi, Çeçenia, Omani, Franca, Kazakistani, Filipinet dhe Maldivet./AA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit